• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Fitore e partive në pushtet në Malin e Zi

Publikuar: 14.10.2012 - 21:57

Podgoricë, 14 tetor – Qytetarët e Malit të Zi sot votuan në zgjedhjet parlamentare. Sipas informatave të fundit nga ora 21:33 minuta, në zgjedhjet e sotme kanë dalë 70.3 për qind e njerëzve me të drejtë vote, që mund të konsiderohet dalje mjaft e lartë.

Sipas 56.3 për qind të votave të numëruara, përqindjen më të lartë të votave e ka fituar koalicioni Mali i Zi Evropian i partisë në pushtet, me 45-46 për qind.

Pas kësaj, numër më të madh të votave ka fituar Fronit demokratik, pastaj Partia Socialiste Popullore (SNP, dikur krah i djathë i Sllobodan Millosheviqit në Malin e Zi) me 11 për qind dhe Mali i Zi Pozitiv me 8.3 për qind të votave, transmeton edicioni online i gazetës qendrore malaziase Vijesti.

Partitë e shqiptarëve u paraqitën të ndara dhe sipas rezultateve të deritashme, Forca ka fituar 1.6 për qind të votave, Koalicioni Shqiptar 1.3, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 1.0, Aleanca e të Rinjve Shqiptarë 0.2 për qind. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell