• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Friedrich: Të pezullohet regjimi pa viza për serbët dhe maqedonasit

Publikuar: 12.10.2012 - 21:05

Berlin, 12 tetor - Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich, ka kërkuar sot nga Bashkimi Evropian pezullimin e regjimit të udhëtimit pa viza për serbët dhe maqedonasit, pas rritjes së kërkesave për azil nga shtetasit e këtyre dy vendeve ballkanike, transmeton REL. Sipas të dhënave zyrtare, serbët dhe maqedonasit përbëjnë gati një të tretën e të gjitha kërkesave për azil politik në Gjermani, muajin e kaluar, megjithqë të dy vendet janë kandidatë për integrim në Bashkimin Evropian.

“Rritja e keqpërdorimit të sistemit të azilit është i papranueshëm...fluksi i madh i shtetasve serbë dhe maqedonas duhet të ndalet menjëherë”, deklaroi ministri Friedrich.

Regjimi i udhëtimit pa viza në hapësirën Shengen për Serbinë dhe Maqedoninë filloi në vitin 2009, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjën në vitin 2010.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme