Për shit-blerje të provimeve, arrestime në Zagreb

Artikujt tjerė
- Asnjë shqiptar për çmimin 11 Tetori
- Tadiq: Raporti i progresit, lajm i keq për Serbinë
- Rapor-Progresi për Maqedoninë: Zgjidhje e dyanshme për viktimat e 2001-shit
- Për shit-blerje të provimeve, arrestime në Zagreb
- Grekët nuk e duan shqipen në pasaportat shqiptare
- Serbia nuk merr datë për BE-në
- Kryediplomati turk në vizitë zyrtare në Athinë
- Nikoliq: Kosovën nuk e lëshojmë, Europën po
- Menduh Thaçi nuk lejohet të hyjë në Greqi, letër Samarasit
- Nikoliq: Asnjë gjenocid nuk ka ndodhur në Srebrenicë
Zagreb, 10 tetor Sipas edicionit online të gazetës kroate Jutarnji list, policia e Zagrebit ka arrestuar sot 12 persona, në mesin e të cilëve profesor, asistentë, një sekretareshë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Zagreb. Të gjithë ata dyshohen për shitje-blerje të provimeve në këtë fakultet.Dekani këtij fakulteti Davor Miliçiq thotë se udhëheqja e fakultetit është njoftuar sot për dyshimin e ekzistimit të shitjes së provimeve në departamentin për anatomi. Sipas fjalëve të tij, është suspenduar një profesor, një hulumtues i ri, studentidemonstrues (një lloj asistenti) dhe dy studentë.
Gazeta shkruan se bëhet fjalë për operacionin policor të emëruar Indeks 6, që në Kroaci pati filluar në vitin 2008, kur për shkak të shitjes së provimeve qenë arrestuar disa profesorë dhe studentë.
Në kuadër të luftës kundër korrupsion, në Universitetin e Zagrebit gjatë katër vjetëve të kaluar për shitje-blerje të provimeve janë deponuar pesë aktakuza kundër dhjetëra profesorëve, ndërmjetësve, studentëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Me aktgjykime me burg deri tashti janë dënuar nëntë profesorë dhe katër ndërmjetës. Edhe 17 persona të tjerë kanë marrë dënime me kusht.









