• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nikoliq: Asnjë gjenocid nuk ka ndodhur në Srebrenicë

Publikuar: 09.10.2012 - 21:46

Romë, 9 tetor - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, deklaroi gjatë takimit në Romë me homologun e tij italian, Giorgio Napolitano, se nuk njeh gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë.

Provat e palëkundshme tregojnë se 7-8 mijë boshnjakë muslimanë u ekzekutuan nga trupat paraushtarake serbe në afërsi të Srebrenicës gjatë Luftës Boshnjake për Pavarësi nga Jugosllavia (1992-95), por Nikoliq ruan një këndvështrim tjetër.

“Asnjë gjenocid nuk ndodhi në Srebrenicë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të disa shtetasve. Parlamenti i Serbisë ka dënuar këtë krim, por pa e cilësuar si gjenocid. Asnjë serb nuk njeh që të ketë ndodhur gjenocid në Srbrenicë dhe unë nuk jam i ndryshëm në këtë pikë”, deklaroi Nikoliq, transmeton TCH.

I pyetur për të ashtuquajtur “xhelatë” të Bosnjes, drejtuesit e trupave famëkeqe paraushtarake, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, në gjykim në Hagë për krime të supozuara kundër njerëzimit, kryetari i shtetit serb theksoi se “ata janë të pafajshëm deri kur të provohet e kundërta”.

Komente (5)

stomatologu11.10.2012/08:36

O shka ,sipas teje gjenocid eshte me i gjujt me gure shpijat e shkive,e nuk eshte gjenocid me u ... 8000 njerz te pafajshem.I nderuar Fatmir ,mos i nenqmo shtazet,sepse nuk ekziston as shtaza me e eger qe mundet me ba nje ... sje kaq masive.

Fatmiri10.10.2012/09:01

S mundet njeriu normal me kuptue KET MONSTRUM i cili ju UDHEHEQE EDHE SHUM MILIONA MONSTRUMAVE TJERE.
Ky dhe tjeret qe mendojne dhe punojne si ky JANE SHTAZE te pa permirsueme.

ardi10.10.2012/01:02

Paramendoni mentalitetin serb,ne shekullin 21 jemi.Pra mos harroni te kaluaren se na denon e ardhmeja.

shevernazi09.10.2012/23:37

Po zoteri po. Edhe llozovaqa pak e bon te veten. Eee edhe ne srebrenic jan ... r rreth 9.ooo boshnjak. Eee sikur te ishin ... r 9.000 serb si do ta definonit ju, parlamenti serb apo cilido serb veq e veq. Si e vlersonit juve gjykimin e shqiptarve hiq kurgja pa ba ju keni jap mesatarisht nga 10 vjet e perpjet.

gjoni09.10.2012/21:59

per shkijet terrorista nuk ka gjenocid e as krimme lufte,ky esht dirkt i involvuar ne krimet kunder boshnjakve ne bosne ne kosovë ne kroci ne slloveni...ky shkavell eshtë terroristi nr ni i gjall qe eshtë ne liri.shifne sorratin se si duket njriu i qelbur ne zemer

1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell