• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Lamtumira e fundit për Ibrahim Sulejmanin

Publikuar: 04.10.2012 - 21:39

Tetovë, 4 tetor - I është dhënë sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmani. Ai është varrosur në varrezat e Tetovës, me nderime fetare dhe në praninë e mijëra bashkëqytetarëve. Në ceremoninë e varrimit të tij nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues nga partitë politike shqiptare, raporton Zhurnali.

Vdekja e Sulejmanit në burgun e Shtipit sërish e vuri në test drejtësinë në Maqedoni, ndërsa dëshmoi edhe njëherë se kushtet në burgjet e vendit janë të këqija dhe larg standardeve ndërkombëtare.

Sulejmani (39-vjeçar) u gjet i vdekur mëngjesin e së mërkurës në burgun e Shtipit, ku po vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve. Ai ka qëndruar gati 9 vjet në qelinë e burgut në Shtip, ndërsa rasti i tij nuk arriti të përfshihet me amnisti për shkak të disa veprave tjera penale.

 

Komente (3)

shkup05.10.2012/12:44

Ka luftua i ngrati per lirin dhe drejtat e kombit shqiptar!
Por u shperblye me burg dhe vdekje! Babai i vdic
dhe nuk e leshuan ne vorrim para ca muajsh!
Tradhtart dhe hajnat jan ne pushtet kurse luftetaret e lirise
te burrgosur e maltretuar ose varrosur.

Zoti i ndihmoft familjes tij

ferizaji 05.10.2012/04:29

Keshtu mbrohen luftetaret duke i lene te vdersin neper burgjet e katilave Maqedonas.Tash duhet udheheqesit e partive politike shqiptare te japin pergjigje.

lum lumi04.10.2012/21:50

ngushellime familjes e allahu e shperbleft me xhenet po le ta din te tjeret se mbeturinat bullgare dhe kombi artificial eshte shume i ... dhe ne qdo mymyr don ta zhduk shqipetarin

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CRrebesh shiu
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell