• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Tadiq thotë se janë ditur të gjitha kushte për Kosovën

Publikuar: 02.10.2012 - 10:12

Beograd, 2 tetor – Ngritja e marrëdhënieve me Kosovën në kontratë detyruese të nënshkruar me përfaqësues të Prishtinës e të Beogradit nuk e kam pasur kurrë e si kusht për anëtarësim të Serbisë në BE, ka thënë ish - kryetari i Serbisë dhe kryetar i Partisë Demokratike (DS) Boris Tadiq.

Në bisedë për gazetën “Politika” ai ka thënë se qytetarët kanë ditur të gjitha kushtet që na i ka prezantuar BE, madje edhe ato më të vështirat që janë thënë në bisedime me Angela Merkelin të cilat ajo vetë i ka sqaruar në një konferencë shtypi në Beograd.

Na konstatimin se nuk ka ekzistuar kushti i shtatë  - marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, Tadiq ka thënë: Ky kusht gjithmonë është theksuar si supozim i pranimit tonë në BE e jo për fillim bisedimesh me përfaqësues ndërkombëtarë.

Në këtë bisedë Tadiq ka shtuar se partitë e tashme në qeveri kanë dhënë sinjale se mund të jenë më fleksibile lidhur me çështjen e Kosovës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme