Iljaz Sabriu, kryeministër i qeverisë eventuale teknike të Maqedonisë?

Artikujt tjerė
- Iljaz Sabriu, kryeministër i qeverisë eventuale teknike të Maqedonisë?
- Fyle: Të gjitha çështjet e pazgjidhura duhet të diskutohen
- WSJ: Rrugë qorre në Ballkan
- Fyle: Marrëdhëniet me Kosovën, parakusht për Serbinë evropiane
- Vrasja e maqedonasit në Selanik del e shpifur
- Nikoliq përbin kushtet për BE-në, pos Kosovës
- Në Maqedoni, një grua lind mesatarisht 1.5 fëmijë
- Greqi, përurohet një shkollë shqipe në Volos
- Qeveria e Maqedonisë shkon në votëbesim?
- Kukan: Nëse Prishtina propozon Thaçin, duhet ta pranoni
Shkup, 1 tetor - Ndonëse nuk dihet ende si do të jetë epilogu i krizës politike, partitë e pushtetit dhe opozitës po vijojnë të hartojnë plane për udhëdalje nga rruga qorre drejt së cilës është nisur vendi.
Qeveria teknike, është opsioni që përflitet tash e disa javë pas kuintave të skenës politike, si zgjidhje e ngërçit politik që po çon pashmangshmërisht në zgjedhje të reja parlamentare, ndërkohë që sot Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka dekonspiruar madje edhe emrin e shefit të qeverisë eventuale teknike.
Ish-ambasadori Iljaz Sabriu, është emri që lakohet në qarqe të caktuara politike, si kryeministër i mundshëm i qeverisë teknike që do të drejtonte përkohësisht vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.
Zhurnal ka mësuar jozyrtarisht se propozimi që Sabriu të bëhet kryeministër i qeverisë teknike, është përfolur dhe në selitë e përfaqësive diplomatike në Shkup, prej ku thuhet të kenë ardhur sinjale pozitive.
Sabriu aktualisht është zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa është i dëshmuar në jetëveprimin e tij si kuadro cilësor, në detyrën e ministrit për Punë dhe Politikë Sociale në qeverinë e parë të Maqedonisë dhe si ambasador në Slloveni.
Ideja e formimit të qeverisë teknike në mandatin e së cilës do të zgjidhej kontesti i emrit dhe do të zhbllokoheshin proceset euroatlantike të vendit, është plasuar jo një herë publikisht nga politikanë të caktuar të vendit dhe të huaj.








