• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ashton do t’i ofrojë Nikoliqit marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Kosovën

Publikuar: 26.09.2012 - 11:25

New York, 26 shtator - Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do t’i ofrojë presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, me rastin e takimit të tyre në New York, marrëveshjen për bashkëpunim ndërfqinjësor të Kosovës dhe Serbisë, si bazë për të nisur bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Me përmbajtjen e propozimit, i cili është hartuar në kabinetin e Ashtonit, është njoftuar edhe pala serbe, e cila përmes një letre ka shfaqur mospajtimin me një marrëveshje të tillë. Sipas të përditshmes beogradase “Blic”, e cila bazohet në disa burime të ndryshme, raporton KTV, në pyetje është propozimi, i cili ende nuk është hartuar dhe rreth të cilit do të negociojnë pala serbe dhe ajo kosovare, me ndërmjetësimin e Ashtonit dhe të sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. “Për të gjitha këto, Nikoliqin në New York e pret punë e vështirë që më Ashtonin të arrijë pajtim për formulën e pranueshme rreth normalizimit të marrëdhënieve”, thekson “Blic”-i.

 

Komente (1)

Xhevdeti26.09.2012/13:41

Caterina Eshton,na tregoni se cila eshte futnota e radhes per Kosoven dhe Hashimin dhe Qeverine te tije.Keto bisedime me te futme kane filluar dhe me te futme kane per te perfunduar rezultati i barabart me nje autonomi te zgjeruar per Kosoven.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell