• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nikoliq në OKB: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën

Publikuar: 25.09.2012 - 19:05

New - York, 25 shtator - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka propozuar bisedime direkte të nivelit më të lartë politik, si mundësi për arritjen e paqes së qëndrueshme mes shqiptarëve e serbëve. Por, e gjitha kjo, pa negociuar për pavarësinë e Kosovës, për të cilën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka thënë se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë.
Para përfaqësuesve të 193 shteteve, presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se shteti i tij nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
Në adresimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nikoliq ka thënë se pavarësia e njëanshme e Kosovës paraqet rrezik për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, e gjithashtu është precedent për vendet e rajonit.
 “Në të njëjtën kohë më lejoni të jem i qartë. Serbia nuk është e gatshme, në asnjë mënyrë, eksplicite apo implicite, të njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës”. Ka thënë ai, trasneton KTV.
Ai ka thënë se Serbia është e përkushtuar të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të serbëve e shqiptarëve, por asnjëherë të negociojë për pavarësinë e Kosovës.
Për këtë ka propozuar bisedime direkte politike në mes të dy vendeve.
 “Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë bisedimet, duke u bazuar gjithmonë në faktin që të vazhdohet me dinamikën e integrimeve evropianë të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të sigurohet një prosperitet e stabilitet afatgjatë për rajonin. Serbia ofron propozim konkret – negociata direkte në nivelin më të lartë politik”, ka thënë Nikoliq .
Ai madje i ka quajtur marrëveshjet si ‘listë dëshirash’ për palën kosovare, e koncesione për atë serbe.
Nikoliq ka thënë se ai nuk mund t’iu kërkojë qytetarëve të tij të zgjedhin ndërmjet Kosovës e Bashkimit Evropian.
Nikoliq nuk ka lënë pa përmendur raportin e Dick Martyt, për të cilin edhe një herë ka kërkuar që të fillojë një hetim.

Komente (9)

SS SKENDERBEG27.09.2012/09:04

Divizionet po presin...e ju meruni me dogana .Se per disa vjet doganen kena me jau pru afer Beogradit.Psihopata qysh Hitleri sju ka zhduk krejt ...mbeturinat e Rusis .

Mehmet Ajeti26.09.2012/20:03

Serbia duhet te paditet ne Gjyqin nderkombetar per krimet dhe demet qe i ka bere ne Kosove dhe te paguaj demshperblimin.

zena nga llapi26.09.2012/13:18

serbia duhet ti merr te njojtat pergjigjeje nga Kosova,dhe te kerkohet nga ana Shqiptare Shqiperia e Kosova qe te vazhdojn hetimet me krimet serbe qe jon ba ne Kosove,qe ka fakte te verteta qe kan ndodh krimet serbe ne Kosove e qe e din e ter bota,se po mos ti kishte pa bota krimet kunder Shqiptarve nuk do te intervenojke.Pra deshiroj qe Shqiptaret te flasin per realitetin e mos te behet te urt paranderkomtarve se shihne serbia tu e dit qe nje gja te till nuk ka mujt te ndodh,por e kerkon,e keshtu qe Shqiptaret kan fakte kunder krimeve serbe,dhe dihen deklaratat e nikoliqit e te ter serbve.

Nexhmedini26.09.2012/01:32

Kurr mos thuej shkavelle,kur dihet qe Republika e Kosoves tani eshte nje realitet dhe heret apo vone keni per ta pranuar Kosoven,se dime se Kosova a do tju pranon juve kjo eshte nje pikepyetje e madhe kur dihet se Kosoves i keni borgj do teritore siq eshte Nishi me rrethine e deri te molla e kuqe,apo sipas gjuhes suaj deri te Crvena Jabuka.

Shartari25.09.2012/22:55

Qe qka thot ky, e qka keni me mendue ma per bisedime?
Haptaz qeverija e Kosoves bashkpunon me ket shka.
Bejn qka eshte e mundur veq mos ti ndahen Serbise, Tradheti

Ali Hoxha25.09.2012/20:49

SKA NEVOJ PER KUFARE KONCESIONE TE BEJ sERBIJA kOSOVES NESE NUK E PRANON PAVARESIN.MENDOJ SE KOSOVA DUHET TE TERHIQET NGA BISEDA QE TE MOS I MUNDESOJ SERBISE ANTARESIMIN NE BE.

Xhevdeti25.09.2012/19:50

As qe mendon edhe Republika e Kosoves, ta nje Serbine e aq me pak kriminelin serbe Nikolic.

kamenica25.09.2012/19:30

never say never..

nkiCHg25.09.2012/19:20

Serbia në mnyre juridike e ka njofte Kosovën. Deri sa serbet duhet të hyn në kosove me pasaporta dhe beht kontolli i dokumentave zyrtare ne dogana ne mes dy shtetve ajo eshte njohej reciproke nga dy palet.Nikoliqi nuk do ta njef por pasardhsit e tij do ta njohi Kosoven me dekret diplomatik...

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell