• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Samaras refuzoi takimin me Gruevskin

Publikuar: 23.09.2012 - 21:24

Athinë, 23 shtator - Kryeministri grek, Andonis Samaras ka refuzuar kërkesën për takim të bërë nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Lajmin e bën të ditur gazeta athinase “Demokratia”, sipas së cilës Samaras, përveç se i është përgjigjur negativisht letrës së Gruevskit, ka theksuar se Greqia nuk po e bllokon të ardhmen evropiane të vendit dhe se e drejtë dhe obligim i saj është të mbikëqyrë përparimin e secilit vend-kandidat për anëtarësim në BE, transmeton Zhurnal.

Ndryshe, në letrën e kryeministrit Gruevski drejtuar homologut grek thuhet se takimet e drejtpërdrejta në nivel të lartë janë në funksion të përmirësimit të dialogut lidhur me çështjet që rëndojnë raportin mes Greqisë dhe Maqedonisë, e që paraqesin njëkohësisht pengesë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell