Kacin: Vojvodina është ende çështje e hapur

Artikujt tjerė
- Samaras refuzoi takimin me Gruevskin
- Kacin: Vojvodina është ende çështje e hapur
- Maqedonia ndalon daljen e romëve jashtë kufirit
- Lehtësia e Lehnes për autonominë e veriut
- Stefanoviq si Koshtunica: Kundër marrëveshjeve me Kosovën
- Lukovac: Serbia ka për ta njohur Kosovën
- Serbia heton sulmuesit e Ambasadës gjermane
- Serbia refuzoi ti shesë Kroacisë avionin ushtarak "Jastreb"
- Paviçeviç: Beogradi do përmirësim të marrëveshjeve me Prishtinën
- Koshtunica inicion anulimin e të gjitha marrëveshjeve me Prishtinën
Novi Sad, 23 shtator Raportuesi i Parlamenti Evropian Jelko Kacin thotë se Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për suspendimin e 23 kompetencave të Vojvodine. Serbisë i duhet një kushtetutë e moderuar që mundëson decentralizimin, që do ta definonte Serbinë vend të qytetarëve dhe që do të mundësonte që bashkësitë lokale të marrin përgjegjësinë për zhvillim më të shpejtë", ka thënë Kacin për "Dnevnik".
Kacin ka thënë se çështja e Vojvodinës është e hapur qëkur është suspenduar autonomia e saj në vitin 1989 dhe ka shtuar se do të mbetet e tillë derisa të mos sigurohet autonomia politike, ekonomike dhe administrative e Vojvodinës.
Lidhur me Kosovën, Kacin ka përkujtuar se duhet zbatuar marrëveshjet e arritura dhe duhet vazhduar dialogu për telekomunikacion, energjetikë dhe veri të Kosovës.







