• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Stefanoviq si Koshtunica: Kundër marrëveshjeve me Kosovën

Publikuar: 23.09.2012 - 10:24

Beograd, 23 shattor - Ish – shefi  i delegacionit negociues të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviq, tha se Qeveria e Serbisë nuk ka pse të zbatojë marrëveshjet që janë arritur, sepse ai nuk ka nënshkruar traktate ndërkombëtare."Rregulloret dhe konkluzionet me të cilat qeveria e mëparshme i ka konfirmuar marrëveshjet, mund të anulohen”, tha Stefanoviq për “Novosti”, pas deklarimeve se qeveria serbe nuk mund t’i anulojë marrëveshjet meqë janë të karakterit ndërkombëtar.

"Këto dokumente mund të anulohen, kështu që qeveria aktuale nuk është e nevojshme për të aplikuar asgjë për çfarë jemi pajtuar më parë. Por, unë mendoj se këto vendime janë të mira dhe se nuk duhet të anulohen meqë janë në përputhje me Kushtetutën, Platformën për Kosovën dhe rezolutat e Kuvendit që sjellin më shumë dobi se dëme. Megjithatë, koalicionin aktual qeverisës e presin hapa të rëndë, kështu që me pohime të tilla duan ta heqin nga vetja përgjegjësinë e ta hedhin tek unë”, tha Stefanoviq.

Një ditë më parë inicimin e anulimit të këtyre marrëveshjeve dhe moszbatimin tyre e kishte paralajmëruar kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojislav Koshtunica.

 

Komente (1)

xhevdeti23.09.2012/14:05

Ne qeverine serbe jane dy politika ne syte e Evropes keta jane pro normalizimit e marredhenjeve te mira me Kosoven kurse ne politikat e brendshme serbe kunder normalizimit te marredhenjeve me Kosoven.Kjo dyftyresi serbe me shekuj e trasheguar , BN edhe me tej vazhdon tu besoi kesaj politike duke shpresuar ne ndryshimet e politikave te Serbise,keta nuk e kuptoine qe perhere serbija ua ngul thiken pas shpine kur jane ne pyetje interesat e tyre nacionale, nje dallim nga serbet eshte te shqiptaret te cilet i shesin interesat nacionale kur jane ne pyetje interesat personale,.

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu