Ibrahimi: Gruevski është fashist, ligji për branitellat racist
Artikujt tjerė
- Ibrahimi: Gruevski është fashist, ligji për branitellat racist
- Busek: Serbia para hyrjes në BE duhet ta njohë Kosovën
- BDI bllokon një ligj qeveritar
- Avramopulos: Shkupi po i mashtron institucionet ndërkombëtare
- Shemsi Nuhiu lirohet nga burgu serb
- Deputeti i PDSH-së e quan fashist kryeministrin maqedonas
- Padi kundër USHT-së, për shkak të himnit shqiptar?
- Serbia dënon 11 shqiptarët e Grupit të Gjilanit më 116 vjet burg
- Qeveria e Daçiqit është ngatërruar në raport me Kosovën
- Reliq: BE smund të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës
Shkup, 20 shtator - Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, sërish ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, si fashist, duke nxitur një zënkë verbale me deputetin e VMRO-DMNE, Vele Georgievski, i cili kërkoi nga kryetarja e Komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale që të mos ofendohet kryeministri i vendit.
Mirëpo, pas mbylljes së punimeve të këtij komisioni, që për 10 ditë me radhë po debaton për Projekt ligjin për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë branitellat, ka shpërthyer zënka midis deputetit Ibrahimi dhe Georgievski.
Ibrahimi ka përsëritur akuzat se kryeministri Gruevski është fashist dhe se ai ka tërhequr vërejtjen se nuk do të kalojë ligji për branitellat.
Kryeministri është fashist. Unë ashtu mendoj dhe vazhdimisht e përsëris, citon INA të ketë thënë Ibrahimi para syve të deputetit Georgievski. Ai gjithashtu i ka bërë me dije se ligji për të ashtuquajturit branitellat nuk do të kalojë dhe nuk është mirë të kalojë një ligj i tillë racizmi.
Zënka dhe fjalët e shkëmbyera midis dy deputetëve kanë ndodhur në prani të ekipeve të gazetarëve që kanë lansuar video materialin.









genti20.09.2012/11:07
bravo zoti IBRAHIMI vetem ashtu mbrohen interesat kombetare shqiptare,mjaft i keni duruar pakicen maqedone ne token ilire,ktyre ju ka hyr friga ne palcen kurrizore ..nga se vet kta sllav po e shofin humbjen para syve te till,po te behet regjistrimi i popullsis ne menyr te drejt ne te ashtuquajturen maqedoni aty del se shumiCa i takon SHQIPATRVE dhe pr ket fashistat sllav po mundohen ne qdo menyr me ber ligje anti SHQIPTARE