• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

BDI bllokon një ligj qeveritar

Publikuar: 19.09.2012 - 21:56

Shkup, 19 shtator - Bashkimi Demokratik për Integrim ka bllokuar miratimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, që është propozuar nga Qeveria e Maqedonisë, nuk ka marrë dritë jeshile nga partia e Ali Ahmetit.

Në BDI deklaruan se bllokimi i këtij ligji nuk ka të bëjë me ndonjë hap të ri të BDI-së, por kundër kanë votuar për shkak se ditë më parë kanë votuar edhe "kundër" rendit të ditës në të cilin diskutohej për këtë ligj, ndërsa nëse tani votohej "pro" këtij ligji atëherë nuk do të kishte kuptim, raporton Zhurnal.

Kërkesa e deputetëve opozitarë ishte që përmes amendamenteve të mundësohet transparencë më e madhe e shpërndarjes së subvencioneve, pasi që edhe para disa ditëve, gjatë debatit të ashpër, opozita po ashtu tregoi një sërë shembujsh për presion, jotransparencë dhe ndarje jo ligjore të subvencioneve.

VMRO-DPMNE akuzoi opozitën se po i keqpërdorë bujqit, ndërsa në kohën e tyre nuk kanë bërë asgjë për bujqësinë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell