Shemsi Nuhiu lirohet nga burgu serb

Artikujt tjerė
- Shemsi Nuhiu lirohet nga burgu serb
- Deputeti i PDSH-së e quan fashist kryeministrin maqedonas
- Padi kundër USHT-së, për shkak të himnit shqiptar?
- Serbia dënon 11 shqiptarët e Grupit të Gjilanit më 116 vjet burg
- Qeveria e Daçiqit është ngatërruar në raport me Kosovën
- Reliq: BE smund të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës
- Platforma serbe me linjat e kuqe për Kosovën
- Varga: Serbia smund ta kthejë Kosovën
- Beogradi sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të Luginës
- Avokatët: Smilkovci po montohet, dënime me çdo kusht
Zurich, 19 shtator - I ekstraduar në mars të këtij viti nga Zvicra për në Serbi, ku do t`i nënshtrohej gjykimit për krime lufte si pjesë e Grupit të Gjilanit, Shemsi Nuhiu, shtetas kosovar me prejardhje nga Presheva, është shpallur i pafajshëm me vendim të Njësisë për Krime të Gjykatës së Lartë në Beograd.
Albinfo.ch ka kontaktuar vëllanë e Shemsiut, Sherif Nuhiun, i cili e ka konfirmuar këtë lajm. Vëllai është shkarkuar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin, pasi që për to nuk kishte asnjë fakt. Vendimi i gjyqit është shpallur rreth orës 15, ndërsa ne si familje presim që ai qysh sot pasdite të lirohet, ka thënë Nuhiu.
I pyetur për statusin e qëndrimit të Shemsi Nuhiut në Zvicër , Sherifi thotë se, sipas avokatit mbrojtës, Shemsiu do të gëzojë të njëjtin status që ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë problem për tu kthyer në Zvicër. Por, fillimisht ai do të kthehet në Kosovë, në shtëpinë e vet, e pastaj të shohim, ka shtuar ai.
Sipas Sherif Nuhiut, vëllai i tij gjatë qëndrimit rreth 6 mujor në burgun e Beogradit nuk ka pasur keqtrajtime fizike, por gjatë gjithë kohës ndaj tij dhe të burgosurve tjerë është ushtruar presion i tmerrshëm psikik.
Siç njoftojnë mediet serbe, gjykata e përmendur i ka dënuar sot 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me 10 e deri në 15 vjet burgim.
Gjashtë të akuzuar të tjerë nga autoritetet e Serbisë janë liruar nga akuza për krime të luftës ndaj civilëve në Gjilan, në vitin 1999.
Me 15 vjet burg është dënuar Samet Hajdari, me nga 13 vjet Ahmet dhe Nazif Hasani, me nga 12 vjet janë dënuar Selmon Sadiku, Burim Fazliu dhe Agush Memishi, ndërsa Faton Hajdari është dënuar me 10 vjet burg.
Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu janë dënuar me nga tetë vjet, ndërsa Shefket Musliu është dënuar me pesë vjet burg. Musliu dhe Aliu janë dënuar në mungesë.
Nga akuza janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi dhe Shemsi Nuhiu.
I njëjti grup dy vjet më parë ishte dënuar më 101 vjet burgim, por pas ankesës së palës mbrojtëse, Gjykata e Apelit kishte shfuqizuar vendimin e shkalles së parë dhe i kishte liruar përkohësisht të dënuarit.







