• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Deputeti i PDSH-së e quan fashist kryeministrin maqedonas

Publikuar: 19.09.2012 - 19:22

Shkup, 19 shtator - Punimet e komisionit për punë dhe politikë sociale, ku po debatohet për miratimin e propozim/ligjit të branitellave, sot vazhduan me debat të ashpër mes PDSH-së dhe VMRO DPMNE-së. Sikurse dy ditë më parë, deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski, këtë radhë si shovinist, i cili instalon diktaturë në Maqedoni.

“Sikur ky kryeministër që deri më tani ia ka arritur me idetë e tij shoviniste të instalojë në opinion jo vlera në vend të vlerave, në vend të ligjeve të instalojë anarki, në vend të mirëqenies të instaloj dhunë, jo perspektivë, stagnim të proceseve integruese, në vend të demokracisë të instalojë diktaturë. Ai, është duke luajtur shumë keq me kartën nacionale, është duke nxit thellë urrejtjen ndëretnike, atëherë mos të bëhemi pjesë edhe ne si deputetë, si Kuvend, si komision, që kemi marrë përsipër t’i trajtojmë këto çështje”, u shpreh Ibrahimi, raporton Alsat-M.

Ndaj fjalimit të deputetit të PDSH-së reagoi propozuesi i ligjit të branitellave, deputeti i VMRO DPMNE-së, Vele Georgievski.

“Vërejtje për ju zonja kryetare. Është e pa tolerueshme nga ana juaj që të mos e ndërpritni fjalën deputetit kur thotë se kryeministri është fashist. Duhej t’ia merrni të drejtën e fjalës”, tha ai.

Edhe pse kryetarja e komisionit, Cvetanka Ivanova dha një orë pauzë, zënka verbale mes Ibrahimit e Georgievskit vazhdoi në hollin e Kuvendit. Ibrahimi përsëriti qëndrimin se Gruevski është fashist dhe ligji i propozuar është racist.

Vele: “Dje thatë të njëjtën. Sot e përsëritët prapë”.

Orhani: “Në seancë plenare përsëri kam për ta thënë se kryeministri është fashist dhe prapë do ta them këtë”.

Vele: “Është më njerëzore dhe më shoqërore, nga ana ime, të them se kjo çon në diçka tjetër, në tjetër rrugë”.

Orhani: “Në cilën rrugë? Kush është propozuesi i ligjit, ju apo ne?

Vele: “Para dy ditësh akuzuat njësoj”.

Orhani: “Do ta them përsëri, të njëjtën”.

Vele: “Tregoni edhe një herë, ju lutem, çfarë thatë?

Orhani: “Përsëris, ky ligj nuk kalon”.

Vele: “Unë ju them se ky ligj do të kalojë”.

Orhani: “Unë them se ky ligj nuk kalon. Nuk është mirë që të kalojë ky ligj racist”.

Vele: “Nuk është e vërtetë se është ligj racist”.

Komisioni për punë dhe politikë sociale vazhdoi punimet e tij me diskutimin e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, i cili gjithashtu disa herë adresoi vërejtje tek kryesuesja e komisionit për shkak të përplasjes së orarit të punimeve të komisionit dhe seancës plenare.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CShi i lehtė
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell