Serbia dënon 11 shqiptarët e Grupit të Gjilanit më 116 vjet burg

Artikujt tjerė
- Ibrahimi: Gruevski është fashist, ligji për branitellat racist
- Busek: Serbia para hyrjes në BE duhet ta njohë Kosovën
- BDI bllokon një ligj qeveritar
- Avramopulos: Shkupi po i mashtron institucionet ndërkombëtare
- Shemsi Nuhiu lirohet nga burgu serb
- Deputeti i PDSH-së e quan fashist kryeministrin maqedonas
- Padi kundër USHT-së, për shkak të himnit shqiptar?
- Serbia dënon 11 shqiptarët e Grupit të Gjilanit më 116 vjet burg
- Qeveria e Daçiqit është ngatërruar në raport me Kosovën
- Reliq: BE smund të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës
Beograd, 19 shtator Njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit Grupi i Gjilanit janë dënuar sot në Beograd me 116 vjet burg për shkak të krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999, raporton B92. Pesë të dyshimtë janë liruar.
Aktgjykimi u shpall në Gjykatën supreme për krime lufte.
Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë të UÇK-së, se i kanë maltretuar deri në vdekje së paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnë të zhdukur, kurse se paku 153 janë marrë në pyetje, janë torturuar e më pas janë liruar.
Në fjalën përfundimtar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar të lirohen duhet theksuar se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur Bozhur 50 nuk është e vërtetë.
Nuk dihet numri i saktë i civilëve të vrarë, e as identiteti i tyre, nuk dihen as kryerësit, vendi, koha dhe mënyra e vrasjeve, ka thënë mbrojtja.
Gjykimi i Grupit të Gjilanit nga të cilët shtatë janë në arrati, është unifikuar me vendimin e gjykatës në mars të këtij viti.
Aktakuza e prokurorisë e 11 gushtit të vitit 2009 i ngarkon Shemsi Nuhium, Nazif dhe Ahmet Hasanin, Faton, Samet dhe Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin Selim Sadikun, Agush Memishin dhe Burim Fazliun, se nga qershori deri në dhjetor të vitit 1999 i kanë torturuar deri në vdekje 80 persona.
Procedura në mungese zhvillohet kundër: Fazli Hajdarit, Rexhep Alisë, Shaqir Shaqirit, Shefket Musliu, Sadik Alijajt, Idriz Alijajt dhe Ramadan Halimit.


ERA CELINA20.09.2012/10:32
Ku jan VRASIT qe kan vra ne Krushe te vogel ku jan Vrasit qe kan Vra ne Celin ku jan vrasit qe kan ... ne Krushe te madhe ku ku ku.Ata sod shetitin lirshem neper Kosove e vllezrit tan hyne ne burgje te Serbis veqe ne 5 fshatra te kumues Rahovecit jana ma shume se 500 te ... e as nje SERB nuk eshte gjykue a eshte KJO DRETESI NE KOSOVE shkoni EULEX NE HOQE TE MADHE I KENI KRIMINELTA QE NA KAN VRA NEVE PLEQ GRA FEMI TE RI QKA KAN GJETUR PER PARA E JU QEVERI E KOSOVES JU JEPNI NDIMA SERBVE QE NA KAN VRA NA KAN MASAKRUE EDHE NA KAN DJEGUR ME TEMEL SHPIJAT E JU I NDIMONI KRIMINELAT qdo Serb qe i ka pas ma shume se 18 vjet ne vitin 1999 ka qen KRIMINEL e as kushe nuk eshte hy ne burg se leje ma me u denue KESAJ I THOJN KOSOVE E KORREPTUME. QEVERI LENI GJIPAT LENI GRANDAT ANASH LENE INTRESIN PERSONAL POR KQYREN POPULLIN JO GJEPAT E JUJ ME I MBUSH ME PARE TE POPULLIT SE KETE KOSOVE NE E KEMI LA ME GJAK PER PAVARSI E JO ME VJEDHE JU. ME RESPEKT NGA CELINA RAHOVEC

Erijon Rexhepi20.09.2012/10:10
Ku eshte DRETESIJA NE KOSOVE a nuk ka SERB te kosoves qe skan ba krime a edhe ata sod shetitin lirshme neper Kosove qe e kemi la ne ma gjak e vlezrit tan hyne ne burgjet e SERBIS LIVRIT DRETESIJA E KOSOVES LIVRIT QEVERIJA E KOSOVES LIVRITNI PARLAMENTAR se po e tregoni veten qe nuk keni qen fare UQK por po e tregoni veten qe veqe jeni kan bashke puntor te UDMES. SA E SA ka te vrma ne Kosove e kerkushe spo gjykohet QU KOSOVE LIVIRIT SE KA ARDHE THIKA NE ASHT QE THOJN POPULLI

vjosa ashani20.09.2012/08:24
Te mos ket bisedime me serbin pa lirimin e tyre.Perndryshe kjo qeveri me te vertet dot te shpallet tradhetare e komobit.

toni20.09.2012/07:46
Qeverija e kosoves duhet me kushtuzu serbijen per lirimin e te gjithe burgosem shqiptar per me hi ne dialog teknik me serbijen.Mu pas kon e kunderta serbija e kish qu Kosoven edhe ne OKB.

denicaku20.09.2012/00:34
marre per kosoven edhe per qeverin se na drenicakt dim veq ne mes veti akur vejn puna me shka ikum marreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

dini19.09.2012/21:49
O qeveri e lodhte,presidence koti dhe parlament cirku i Kosoves,ku jeni more qe nuk po reagoni te pakten me nje deklarate...Kjo eshte katastrofe,te mjeret shqiptaret qe denohen nga kriminelet serbe e qeverite ne Prishtine e Tirane e kane mendjen te korruosioni...TURP per te gjithe kombin...Po te ishte e kunderta serbia bashke me rusine e kishin mbledh keshillin e sigurimit te KB...realitet i hidhur

lina19.09.2012/16:43
ku jan ????? pse a ka burra sod ne Kosova a ??????????? edhe nese jan jan naper kaffe tu pi .....ose ne shtepi ne facebook.marre per gjdo mashkuj shqiptar.

presheva19.09.2012/16:22
ku je ojjjjj kosove?????








Amerikani20.09.2012/13:14
Ndersa qeverija jone vetem heshte, asnje reagim nuk e ka derguar per kete rast. PO te ishta e kunderta Serbija ne ter boten do te kishte bere demontrata.