BDI nuk shqetësohet nga kërcënimet e Gruevskit

Artikujt tjerė
- Serbia afër mbajtjes së referendumit: Kosova ose Evropa
- Vulin: Po bisedime me Prishtinën, por pa parakushte
- Gjeneral Sejdini nuk do të shkarkohet
- BDI nuk shqetësohet nga kërcënimet e Gruevskit
- Në jug të Turqisë vriten tetë policë turq
- Jovanoviq e quan Daçiqin joserioz
- Fuele nesër në Shkup
- Erdogan: Çdo familje në B e H duhet të ketë së paku pesë fëmijë
- Shtatorja e Hasan Prishtinës në Shkup
- Gruevski kërkon ndryshimin e shqiptarëve!
Shkup, 16 shtator Bashkimi Demokratik për Integrim nuk i sheh aspak shqetësuese për ti komentuar kërcënimet e djeshme të kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas partisë së Ali Ahmetit, Gruevski dje ka folur nga pozita e kreut të partisë, në një forum të brendshëm partiak, dhe për këtë arsye nuk ka çfarë të komentohet. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se subjekti i tij politik do të bëjë të pamundurën që të parandalojë miratimin e ligjit për branitellat, pasi në të kundërt vendi do të zhytet në një krizë të rëndë politike dhe institucionale.
Nuk do të lejojmë të miratohet ligji i propozuar me përmbajtjen me të cilën është propozuar dhe me mbivotim etnik dhe këtë do ta bëjmë vetëm me mekanizma institucionalë e ligjorë, duke mos kërcënuar ose rrezikuar rrugën e euro-integrimeve të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Por, nëse do të tentohet të shkelet kushtetuta ose rregullorja e parlamentit dhe do të tentohet të miratohet ligji jashtë procedurës, atëherë vlerësojmë se kjo do të sjellë në një krizë të rëndë politike dhe institucionale me pasoja të rënda për marrëdhëniet ndëretnike, tha Bujar Osmani, raporton Alsat-M.
Në pyetjen se çfarë nënkuptonte Gruevski me deklaratën e tij se është i gatshëm për gjithçka, Osmani u përgjigj: Përsëri do të theksoj se nuk komentojmë fjalimet partiake nëpër forumet e brendshme të partisë, treguam qëndrimet tona.
Si asnjëherë më parë, dje kryeministri maqedonas u shpreh i rreptë ndaj partnerëve të tij të koalicionit. Ai iu drejtua BDI-së dhe partive të tjera me fjalët se për aq kohë sa partia e tij është në pushtet, ai nuk do të lejojë që ish pjesëtarët e UÇK-së të barazohen me branitellat.
Por, Gruevski edhe sot deklaroi të njëjtën gjë, madje jashtë forumeve partiake politike, njofton Alsat. Ai nuk pati asnjë presje ndryshim nga qëndrimi i tij i djeshëm si kryetar partie.
Ne mbetemi në qëndrimin se ky ligj duhet të miratohet dhe do të bëjmë të gjithë hapat e nevojshëm dhe gjithçka është në dorën tonë që ai të miratohet, kështu që nga ky këndvështrim mund të llogarisni që VMRO-DPMNE do të vazhdojë deri në fund atë që ka nisur, tha sot Gruevski.


Skenderi17.09.2012/22:27
Eshte koha qe me ne funde ne 100 vjetorin e pamvarsise se atdheut tone te perbashket Shqiperise dhe per hire te deshmorve te kombit qe u fliuan ne altare per nje Shqiperi dhe nje Flamure shqipetaret te bejne kualicion mes vete e jo me sllavet se ata gjithnje kunder shqipetarve kane qene dhe jane.Reofte Shqiperia . Lavdi gjithe atyre qe nder shekuj dhane jeten per nje Shqiperi komplete siqe e ka krijuar zoti e jo te pergjysmuar siq eshte sote.Zoti i bekofte Shqipetaret kudo qe jane. Zoti e bekofte Shqiperine.

Murtez Xhemajli17.09.2012/08:38
Po kjo tregon qe ju ende nuk ja kini treguar Grujevskit rrugen per në shtepi nga Qeveria sepse ai mendon ende që BDIja nuk do e bragtis kualicionin dhe ai e ka atë shpresë prandaj Ali Ahmeti duhet me ja ba me dije ati se nëse vazhdon kështy nuk do i shkon largë ne pushtet dhe mu shpitaret do ja marrin pushtetin dhe do e lanë pa te dhe medeomos duhet qe ai ligjë mosë te kaloi ose ne te kunderten duhet qe me u prishë kualicioni me u ba zgjedhjet e parakohshme dhe dihet mirë se qka i jetët shqiptarve te bashkohen tana partit shqiptare dhe ta bajnë nji kualicion kombëtar dhe te garojn ne zgjedhje te perbashket dhe ashty fitorja është e sigurt.z.Ahmeti me BDI janë tani ne potez dhe nëse e lejojn qe grujevski dhe Maqedonasit te bajnë qka te dojnë atëhere ata e marrin fajin mbi vete per qkado qe bahet në damë te shqiptarve.






dani ch18.09.2012/08:01
vetem nje mendim te shkurt se sa intelegjent jemi neve shqiptaret mbi 30 shqiptar jetojn ne macedoni dhe nuk din te lypin asgje kurse ne ks 5 i kan te gjitha bile bile edhe ma shume se shumica shqiptare kaq dihet se ku jemi me dhem koka te shkruaj ma shume kur e di mir se kush eshte ali ahmeti !!!