Ligji i branitellave, me procedurë të shpejtë?!

Artikujt tjerė
- Ligji i branitellave, me procedurë të shpejtë?!
- Sparkes ripërsërit: MUP-i i Serbisë aktiv në Kosovë
- Incident ndëretnik midis nxënësve në Strugë
- Stefanoviq: Vështirë edhe Kosova, edhe BE-ja
- Vuçiq: Tema e Kosovës, në fazën e fundit para anëtarësimit në BE
- Koshtunica: Njohja e Kosovës, në fund e pashmangshme
- Gjermania ia shtron 7 kushte Serbisë për në BE
- Schulz dëshiron edhe Serbinë, edhe Kosovën në BE
- Dorëzohet BDI, do votojë çdo ligj përveç branitellave
- Bloomberg: Gati lista me 40 ishuj grekë, që do jepen me qira
Shkup, 14 shtator - Si njoftojnë burime partiake në parlamentin e Maqedonisë, VMRO-DPMNE është duke menduar seriozisht të tërheqë ligjin për branitella dhe ta propozoj atë me procedurë të përshpejtuar, duke anashkaluar kështu komisionet parlamentare dhe stërgjatjen e fjalimeve të deputetëve të BDI-së. Kjo, siç mëson ALSAT-M, ka qenë edhe pjesë e bisedimeve të sotme të kreut të partisë në pushtet, Nikolla Gruevski me partnerët e tij të koalicionit, që u zhvillua në hotelin Best Western në Shkup. Pas takimit, deputeti i kësaj partie, Ilija Dimovski zyrtarisht nuk e paralajmëroi një gjë të tillë, por tha se qëndrimi i partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit mbetet i njëjtë: Ligji për Branitellat është pozitiv dhe ka për tu miratuar. Republika e Maqedonisë funksionon në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të ligjeve. Kuvendi i RM-së funksionon në bazë të Rregullores dhe rregullave të tjera që ekzistojnë për punën e tij. Deputetët në kuadër të atyre mundësive veprojnë ashtu siç mendojnë, shohim se rregullorja ashtu siç është edhe sot mundëson një diapazon të gjerë të mundësive që të shfrytëzohen rregullat. Ajo që ne dëshirojmë të theksojmë sërish është se ligji për Branitellat, është ligj pozitiv i cili askujt nuk i merr kurrfarë të drejte dhe mundësie, përkundrazi e thellon këtë materie për të cilën tanimë ka një ligj të miratuar në RM. Prandaj vlerësojmë që partitë politike duhet ta tejkalojnë periudhën ku me emocione komentonin rreth ligjit për Branitella, dhe të bëjnë përpjekje që ta shohin në mënyrë racionale këtë propozim ligj, u shpreh Dimovski.










