Dorëzohet BDI, do votojë çdo ligj përveç branitellave

Artikujt tjerė
- Daçiq i gatshëm të bisedojë pambarimisht për Kosovën
- Munter: Daçiq ia nguli thikën në shpinë Koshtunicës
- Zvicra nuk lejon lehtësim vizash për vendet e Ballkanit
- Talat Xhaferi thyen fjalimin me heshtje, reciton poezi
- Vritet një agjent zbulimi në Shkup
- Ermira Mehmeti-Devaja: Branitellat, vija e kuqe e BDI-së
- Vrasja e pesëfishtë, pyetet dëshmitari kyç
- Nishani kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
- Ligji i branitellave, me procedurë të shpejtë?!
- Sparkes ripërsërit: MUP-i i Serbisë aktiv në Kosovë
Shkup, 12 shtator - Pas bojkotit të djeshëm, deputetët e BDI-së u kthyen në Kuvendin e Maqedonisë, me paralajmërimin se do të votojnë ligjet e mbetura, por jo edhe ligjin e branitellave, për të cilin thonë se do ta parandalojnë me të gjitha mënyrat ligjore dhe me rregulloren e Kuvendit. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi tha se BDI nuk do të lejojë të krijohet alibi e rreme se gjoja bllokimi i miratimit të ligjit për branitellat rrezikon integrimin e vendit. Xhaferi tha se grupi parlamentar i BDI-së kthehet në Kuvend për të votuar ligjet tjera të mbetura, raporton Alsat-M.Vetëm dy ditë më parë deputetja e po këtij grupi parlamentar, Ermira Mehmeti Devaja këmbënguli se BDI do të votojë kundër të gjitha ligjeve që ishin në rend dite.
Kthimi i deputetëve të BDI-së në Kuvend dhe ndryshimi i qëndrimit se tani do të votojnë ligjet tjera, ka shkaktuar reagime tek PDSH-ja opozitare
Metoda e vetme për të bllokuar këtë ligj anti-shqiptar njënacional, të një anshëm është ta lëshoni Qeverinë, vetëm një metodë ka, metodat tjera ja i provuam, nga të gjitha po tërhiqeni dhe për çdo ditë e më tepër afrohemi drejt kohës kur ky ligj duhet të miratohet. Prandaj, braktisni Qeverinë tani. Nëse e keni marrë ndonjë premtim, ndonjë kockë të hedhur nga ana e Gruevskit, ndonjë tender, nuk ia vlen, për këtë metodë, për këtë kokulje që po bëni sot për cilën e pësojnë shqiptarët , tha Imer Aliu, koordinator i grupit parlamentar të PDSH-së.










ejup13.09.2012/12:32
Po normal qe bdi do votoje ligjet si deri tash kunder shqiptarve ligje.edhe me ne fund de votoje per branitellat