• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën

Publikuar: 12.09.2012 - 11:55

Berlin – Gjatë negociatave për anëtarësim në BE, Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën dhe këtë gjë duhet ta do ta bëjë esencialisht para anëtarësimit në BE, thotë  kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme të Bundestagut Rupreht Polenz.

Polenz ka thënë kështu duke u përgjigjur në pyetjen e Betas se çfarë duhet bërë që Gjermania të riaktivizohet në përkrahjen e Serbisë në rrugën e saj për në BE.

Polenz ka thënë se për këtë duhet plotësuar shumë kushte, duke shtuar se "është shumë me rëndësi se si Serbia do të sillet ndaj serbëve në Kosovë. Ne duam të shohim kufizim të strukturave paralele në aparatin udhëheqës e të sigurisë dhe që të pakësohet përkrahja financiare e tyre. Është e qartë se ky është një proces gradual, por këtë e presim dhe jo vetëm paralajmërime e fjalë, por edhe vepra", ka thënë Polenz për Beta-n.

I pyetur në konsideron se në fund të procesit të stabilizimit dhe të anëtarësimit të Serbisë në BE, ekziston njohja e Kosovës nga Serbia, Polenz ka dhënë përgjigje të qartë.

"Këtë gjë gjatë viteve dhe muajve të fundit ua kam thënë kështu bashkëbiseduesve të mi ng Serbia: mund të ndodhë, që pasi të dorëzohet kërkesa për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, të thuhet edhe: ‘Dërgojeni hartën tuaj me kufi’. “Këtë nuk do ta bëjmë”, ka thën Polenz .

"Për këtë arsye, ka shtuar ai, gjatë negociatave për anëtarësim nuk do të mund të anashkalohet që Serbia të njohë e e ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe kjo është mirë të ndodhë para anëtarësimit në BE”, ka thënë Polenz. 

Komente (2)

Sollomon12.09.2012/14:11

Shume e natyrshme. Brukseli nuk e lejon vetes luksin me pas KONFLIKT TE NGRIR ne BE.

Zehil KosovaKosove12.09.2012/13:10

Zoteri Rupreht PolenzKryetar i Keshillit per Politike te Jashtme te Bundestagut German.Prandaj,mund te konkludojme hapur se fjala e Z.Rupreht Polenz,eshte fjale dhe konkludim i shenjte kushtuar pranimit te Serbise ne BE...Gjere sot kush fjale me te madhe dhe urdher me te ndjeshem per popullin Kosovar e per Kosoven ne tersi akoma nuk ka dhene.Te lumte Z.Polenz,me te veret ju jini ata lideret Nderkombetare me te veçant gjjer me sot.U falem nderit edhe prindeve xhysherve dhe Sterghysherve tane ne te kaluaren qe e kane dashur dhe rrespektuar Gjermanin ,si Shtetin me principiel ne Evrope.Siç po duket ne qender te vemendjes kur e keni Ju Kosoven mjafton per Evrope...Njerezit e medhaj si ju,kurr nuk kabojne ,Po shihet sheshit autoriteti i jua dhe I Gjermanis e ne potencialin e politikes ,ne shkathtesine nderkombetare dhe ne vertetimin fuqise me te madhe ne Evrope.Nuk deshiroj t'jua marr kohen,por mbetet ne nderin tone dhe qytetareve Kosovar,qe t'u falenderojme Z.RUPREHT POLENZKryetare i Keshillit Politik te Jashtem te Bundestagut Gjerman.Paqi bekimn e Zotit ju personalisht dhe Populli Gjerman.Ne pjesa dermuese e Popullit shqiptare u jemi mirenjohes fuqis me te madhe ne Evrope Gjermonis dhe miqeve t'uaj.Ju falemnderit...!

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell