Ballkan: Mijëra persona ende të zhdukur

Artikujt tjerė
- Ballkan: Mijëra persona ende të zhdukur
- Kërkohet dënim për ushtarët që nderuan UÇK-në në Sllupçan
- Asnjë shqiptar në delegacionin e Gruevskit
- Kacin: Arrihet marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës
- Ishulli grek Rodos po kallet
- Skenarët e Gruevskit me shqiptarët
- Iljaz Halimi zëvendëson Arbën Xhaferin
- Kacin: Beogradi nuk do ta marrë sivjet datën e fillimit të bisedimeve
- Nën përgjim telefonik 50 mijë grekë
- Daçiq nuk pajtohet me Kacinin
Gjenevë, 30 gusht - Që nga viti 1991, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë raportuar 34,700 persona të zhdukur nga territori i ish-Jugosllavisë. Rreth 14,000 mbeten të pagjetur edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Nga ta, mbi 10,500 lidhen me konfliktin në Bosnjë, 2,400 me konfliktin në Kroaci dhe rreth 1,800 me konfliktin në Kosovë, transmeton REL. Sipas llogaritjeve të Kryqit të Kuq, zhdukja ka prekur jetët e rreth 200,000 personave, të cilët vazhdojnë të kërkojnë familjarët e tyre.
Zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë, sipas ligjit ndërkombëtar, përbëjnë krim, dhe në rrethana të caktuara mund të përbëjnë krim kundër njerëzimit ose krim lufte.
Qeveritë e Kroacisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës kanë dështuar tiu përmbahen detyrimeve të tyre nën ligjin ndërkombëtar, për të hetuar dhe ndjekur penalisht zhdukjet dhe rrëmbimet, vlerëson organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.
Sipas dokumentit me titull "E drejta për të ditur", mungesa e hetimeve dhe ndjekjeve penale të krimeve të luftës që lidhen me zhdukjet dhe rrëmbimet, mbetet shqetësim serioz në gjithë Ballkanin.
Ka pengesa të vazhdueshme për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe të gjenocidit. Kjo ndodh sidomos kur anëtarët e qeverisë, partive në pushtet dhe të ushtrisë e policsië janë të dyshuar, vlerëson Amnesty International.
Sipas vlerësimeve të organizatës, edhe pse disa autorë janë sjellë para drejtësisë, shumë të tjerë mbeten të lirë.
Qeveritë, vijon dokumenti, duhet të sigurojnë se të gjitha viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje në drejtësi dhe, pa vonesa të tjera, marrin dëmshpërblimin adekuat për dëmin që kanë vuajtur.










