• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Menduh Thaçi mbështet Ahmetin, kundër Gruevskit

Publikuar: 23.08.2012 - 21:12

Shkup, 23 gusht - Lideri i opozitës shqiptare, Menduh Thaçi tha se do të mbështesë rivalin e tij, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për të parandaluar miratimin e ligjit të ‘branitellave’. Thaçi pas takimit që realizoi në ambasadën amerikane me zv/ndihmësin e sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker, tha se nëse BDI-ja mendon që përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mund të parandalojë miratimin e këtij ligji, ai u shpreh i gatshëm të ulet e të bisedojë me Ahmetin për këtë çështje.

“Unë seriozisht do t’i mbështesë tentimet e BDI-së për ta parandaluar sjelljen e këtij ligji shumë të keq dhe seriozisht nëse ata mendojnë se ky proces mund të bllokohet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, jam i gatshëm që të ulem dhe të bisedoj të shohim se si të dalim prej kësaj situate, variante të tjera nuk preferoj dhe nuk i bëj. Shumë shaka kanë bërë mes vete, mirëpo shakatë në kuadër të raporteve ndëretnike zakonisht janë të rrezikshme dhe të turpërojnë. Unë mendoj se ata pas katër vjet mandati, të cilën e patën seriozisht, duhet të qëndrojnë këtë herë”, tha lideri i PDSH-së, raporton Alsat-M.

Lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski, pas takimit me Reekerin, tha se nuk i beson deklaratave publike të ditëve të fundit që vijnë nga partnerët e koalicionit qeveritar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke komentuar përplasjet e partnerëve të koalicionit, Cërvenkovski tha se ato nuk janë serioze, ndërsa shtoi se LSDM-ja dëshiron që Qeveria aktuale të mbijetojë deri në fund, me qëllim që dy partitë në pushtet të mbajnë përgjegjësinë dhe të presin dënimin që do t’iu dërgojë populli në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ato të mbahen bashkë me ato lokale në mars të vitit të ardhshëm.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°C
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu