Maqedoni: Shtohet numri i të papërcaktuarve politikë

Artikujt tjerė
- Maqedoni: Shtohet numri i të papërcaktuarve politikë
- Vuçiq në Rusi
- Zgjohu kundër Ligjit të braniteleve
- Deputeti italian ndalohet në Korfuz si klandestin shqiptar
- Shkupi 2014 rindez Parlamentin pas pushimeve
- Në Kroaci, situatë e jashtëzakonshme nga zjarret
- Radikalët serbë : Qeveria ndryshon qëndrimin rreth Kosovës
- Greqia e do pakon tjetër financiare
- Serbia në fillim të falimentimit
- Në Slloveni nis gara për president
Shkup, 21 gusht - Në radhët e shqiptarëve dita ditës po shtohet numri i të papërcaktuarve politik dhe që në vazhdim e sipër po bojkotojnë zgjedhjet. Në Maqedoni vazhdon të shënojë rritje numri i qytetarëve të papërcaktuar, që nuk dalin në zgjedhje dhe janë të zhgënjyer nga politika ditore dhe partitë politike. Shqetësimi dhe rënia drastike e numrit të votuesve është vërejtur edhe tek partitë shqiptare, të cilat po përballen me këtë realitet. Numri i atyre që po braktisin politikën apo që nuk dëshirojnë të dëgjojnë fare është alarmant dhe se ky realitet po pranohet edhe në taborret politike. Rezultatet e anketës së fundit të Instituti për kërkimin e politikave dhe qeverisje të mirë, kanë nxjerrë na pah shifra të cilat konsiderohen shqetësuese për apatinë e qytetarëve në politikë, njofton mediat atje. Sipas këtij sondazhi, rreth 60 për qind e elektoratit shqiptar është i papërcaktuar ose i painteresuar për politikat e subjekteve politike. Vetëm rreth 40 për qind e njerëzve kanë preferenca të qarta në subjekteve politike.









