Reeker-Ivanov: Ska alternativë pos integrimit në NATO e BE

Artikujt tjerė
- Reeker-Ivanov: Ska alternativë pos integrimit në NATO e BE
- Pajeviq: Serbia, në një tavolinë me Kosovën
- Bullgaria vlerëson lartë figurën e Arbën Xhaferit
- Paratë e mërgimtarëve, shpëtim për Maqedoninë
- Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan të përfaqësohen në negociata
- Sulmojnë policinë, mbrojnë evazionin fiskal
- Kryeministri Gruevski dhe ministri Besimi nuk përshëndeten
- Zjarret për hakmarrje politike
- Gruevski në 20 vjetorin e ARM fyen UÇK-në
- Ankaraja këshillon: Shmangini udhëtimet në Liban
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, filloi një vizitë disa ditore në Maqedoni, gjatë të cilës do të ketë takime me drejtuesit e lartë shtetërorë dhe ata të partive politike.
Presidenca maqedonase dha detaje për takimin që Reeker zhvilloi me presidentin, Gjorgje Ivanov.
Në takim thuhet se u bisedua për qëllimet strategjike të Maqedonisë, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe mundësia e zhbllokimit të procesit integrues, transmeton REL.
Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se nuk ka alternativë tjetër as për Maqedoninë dhe as për rajonin përveç se integrimi i plotë në BE dhe NATO, thuhet në komunikatë.
Presidenti Ivanov, siç bën të ditur komunikata, e ka njoftuar zëvendës-ndihmës sektretarin amerikan të shtetit edhe me rolin e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunimin dhe nismat rajonale.








