Nderimi i dëshmorëve të UÇK-së ftoh raportet VMRO - BDI

Artikujt tjerė
- Armata e Maqedonisë bëhet me një gjeneral shqiptar
- Konkursi i MPB-së, shqiptarët askund!
- Greqi, a do të priten pensionet për grekët e Shqipërisë
- Nderimi i dëshmorëve të UÇK-së ftoh raportet VMRO - BDI
- Ali Ahmeti u refuzua të marrë pjesë në varrimin e Arbën Xhaferit
- Vulin në Shtërpcë kërkon rishikimin e privatizimit në Kosovë
- Gjermania i jep fund misionit paqeruajtës në Bosnje
- Daçiq më 4 shtator në Bruksel, për dialogun me Prishtinën
- Shqiptarët i dhanë lamtumirën Arbën Xhaferit
- Bullgari: Publikohet imazhi i sulmuesit të dytë të dyshuar
Shkup, 17 gusht - Homazhet në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së me praninë e ushtarëve të Armatës së Maqedonisë kanë ftohur marrëdhëniet midis partive të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe asaj BDI. Burime qeveritare bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se ka ftohje të raporteve dhe një nervozizëm tek partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, e cila, siç thuhet, është e prekur dhe nuk ka pritur veprimin e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili nën shoqërimin e oficerëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë bëri homazhet pranë varrezave të dëshmorëve të UÇK-së.
Ka nervozizëm të lartë dhe kryeministri Gruevski dhe partia e tij nuk kanë pritur atë që ndodhi me homazhet dhe praninë e uniformave të ARM-së. BDI shfrytëzoi këtë moment që është pozitiv, ndërsa për VMRO-DPMNE ishte një goditje e rëndë, për shkak të imazhit dhe frymës së saj nacionaliste. Presim detaje të reja pas mbërritjes së Gruevskit dhe komentet e tij, theksoi një përfaqësues i lartë i Qeverisë në Shkup.
Por, nga ana tjetër, burime brenda partisë maqedonase në pushtet janë të shqetësuara me thellimin e ndasive me BDI-në, për shkak se rrezikohet shpërbërja e koalicionit qeveritar dhe humbja e pushtetit.
Mediet proqeveritare, përfshirë edhe gazetën Dnevnik, shkruajnë se megjithë retorikën e ashpër midis VMRO-DPMNE dhe BDI, ato mbeten në koalicion dhe nuk është prishur komunikimi në nivel qeveritar.
VMRO- DPMNE, Qeveria, presidenti Gjorgji Ivanov, si dhe partitë e shoqatat maqedonase kanë reaguar ashpër ndaj aktit të kryerjes së homazheve nga ministri i Mbrojtjes dhe oficerë të ARM-së në varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan të Kumanovës, më 13 gusht, në ditën e përvjetorit të 11-të të Marrëveshjes së Ohrit.







pejani17.08.2012/18:33
o ska popull qe quhet maqedon bravo ju lumt o shqiptar