Ali Ahmeti u refuzua të marrë pjesë në varrimin e Arbën Xhaferit
Artikujt tjerė
- Pajeviq: Serbia, në një tavolinë me Kosovën
- Bullgaria vlerëson lartë figurën e Arbën Xhaferit
- Paratë e mërgimtarëve, shpëtim për Maqedoninë
- Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan të përfaqësohen në negociata
- Sulmojnë policinë, mbrojnë evazionin fiskal
- Kryeministri Gruevski dhe ministri Besimi nuk përshëndeten
- Zjarret për hakmarrje politike
- Gruevski në 20 vjetorin e ARM fyen UÇK-në
- Ankaraja këshillon: Shmangini udhëtimet në Liban
- Armata e Maqedonisë bëhet me një gjeneral shqiptar
Shkup, 17 gusht - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të intelektualit dhe politikanit, njëherësh kryetar nderi i PDSH-së, Arbën Xhaferi.Burime të Zhurnal-it pranë partive politike, thonë se Ahmeti ka marrë përgjigje negative në kërkesën e tij për tiu bashkëngjitur ceremonisë mortore me sqarimin e vetëm se nuk është i mirëseardhur.
Është njoftuar PDSH-ja ditën kur ka ndërruar jetë z. Xhaferi, se z. Ahmeti shpreh dëshirë të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në botën tjetër të të ndjerit, por përgjigjja ka qenë negative. Është thënë shkurt, pa sqarime të mëtejshme, se z. Ahmeti nuk është i mirëseardhur ndaj dhe nuk mund të marrë pjesë, thotë burimi i Zhurnal-it.
Të vetmit zyrtarë të BDI-së të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë deputetët Hajrullah Misini dhe Behixhudin Shehapi.







Xhafa nga Istogu17.08.2012/13:10
Kjo eshte fotografia me e mire ajo e keqja e tere spektrit politik gjitheshqiptar.