• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

BE në gjah pas ilegalëve të Maqedonisë

Publikuar: 06.08.2012 - 10:08

Bruksel, 6 gusht - Mijëra qytetarë të Maqedonisë po qëndrojnë ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian, pas kalimit të afatit tremujor të qëndrimit.

Edhe pse i ka kaluar afati tremujor i qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE), mijëra shtetas të Maqedonisë nuk respektojnë afatet dhe po qëndrojnë ilegalisht në vendet e zonës së Shengenit. Belgjika, Holanda, Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia janë vendet ku kryesisht janë të pranishëm shtetasit ilegal të vendeve të treshes së fundit të liberalizimit të vizave: Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Në një raport të Komisionit për drejtësi në kuadër të KE-së alarmohet situata e krijuar nga liberalizimi i vizave dhe se të gjithë këta shtetas të mbetur në vendet anëtare janë paraqitur si shqetësim i madh. Siç transmeton INA njoftimet, Enti për migrim në Belgjikë ka theksuar se është në ndjekje të situatës dhe se do të aplikohen masa sanksionuese ndaj të gjithë atyre që do të kapen me qëndrim ilegal dhe ata që nuk kanë respektuar periudhën kohore që ofron liberalizimi i vizave.

“Ne i kemi bërë me dije të gjithë atyre shtetasve nga Maqedonia dhe Serbia, të cilat u refuzuan për përfitimin e statusit të azilkërkuesve. Një pjesë e tyre kanë marrë parasysh rekomandimet tona dhe janë kthyer në vendlindjet e tyre, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se nga ngelur”, kanë bërë të ditur nga Enti për migrim në Belgjikë.

Sipas këtij enti, gjatë këtyre muajve ka pasur rënie drastike apo thuajse nuk është bërë asnjë kërkesë për azil nga shtetasit e Serbisë dhe Maqedonisë.

Nga dënimet me ndalesa disavjeçare për të hyrë në vendet e BE-së e deri tek dënimi për ndalesë të përhershme, janë dënimet që mund të pësojnë shtetasit e Maqedonisë, të cilët do të kapen nga autoritetet policore të vendeve të BE-së.

Së fundi, Ylber. A nga Kumanova ka pësuar me një ndalesë dyvjeçare nga autoritetet gjermane, pasi ai në Aeroportin e Frankfurtit është zbuluar se ka tejkaluar afatin kohor të qëndrimit në vendet e BE-së. Dyshohet se edhe shtetas të tjerë janë përballë me sanksione të tilla, pasi që ata nga fundi i dhjetorit akoma kanë qëndruar në vendet e BE-së.

Sipas masës së liberalizimit të shengenit të bardhë, shtetasit e vendeve përfituese janë të obliguar që gjashtë muaj brenda vitit të qëndrojnë në vendet e BE-së.

Mirëpo këto gjashtë muaj duhet të shfrytëzohen me ndërprerje, gjegjësisht tre muaj qëndrim në vendet e BE-së dhe më pas tre muaj duhet të braktiset territori i vendeve anëtare. Pas tre muajve, atëherë qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi të udhëtojnë drejt tokës së shengenit. Ministria e Jashtme e Maqedonisë thekson se këto janë raste individuale dhe se ministria e tyre ka njoftuar qysh para liberalizimit për masat dhe kushtet e udhëtimit dhe vendqëndrimit në vendet anëtare të BE-së. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu