Kociançiç: Dialogu të nisë sa më parë

Artikujt tjerė
- Dënime minimale 4 ushtarakëve serbë për krime në Kosovë
- Grubjeshiq kërkon të hiqet frika nga bisedimet me Prishtinën
- Haruni, Miftari e Nesimi mohojnë bashkëpunimin me shërbimin sekret
- Vulin thotë ska pavarësi të Kosovës pa vullnetin e serbëve
- Shënohet 67 vjetori i sulmeve Hiroshima-Nagasaki
- Zgjedhjet në pako në Maqedoni më 2013
- BE në gjah pas ilegalëve të Maqedonisë
- Kociançiç: Dialogu të nisë sa më parë
- Gostivar, grafite Vdekje për FYROM
- Hakerët shqiptarë rrëzuan ueb faqen e LGJ të Serbisë
Bruksel, 6 gusht Janë duke u zhvilluar konsultimet e Brukselit për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Po bëjmë çmos që dialogu sa më parë të nisë, ka deklaruar Maja Kociançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton, shkruan Blic i Beogradit.
Siç ka thënë për mediat serbe zëdhënësja e Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BEsë ditë më parë ka biseduar me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi . Por ajo nuk ka saktësuar se kur do të caktohet raundi i ri i dialogut.
Puna në raportin ka nisur , por meqenëse deri atëherë do të ketë edhe më kontakte, deri në momentin e fundit do të presim të shohim të gjitha informacionet për progresin në mënyrë që raporti të prezantojë realisht gjendjen e fundit, ka thënë Kociançiç.
Ajo ka shtuar se Catherine Ashton ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Beogradi edhe Prishtina, plotësisht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me dialog.









xhevdeti06.08.2012/14:53
Per ju me rendesi te filloi dialogu,por dialogjet duhet te implementohen nga ana e Serbise ne nuk kemi nevoj te takohemi per te pire kafe me serbet ne jemi te interesuar qe takimet te jene te nivelit te barabart si dy shtete fqinje,kurse ju nxitoni qe sa meshpejte te filloi dialogu por nuk merakoseni per deshtimet e Dialogut nga ana e Serbise dhe nga ana e BE.Ne keto bisedime si agjend patjeter duhet te bisedohet edhe per shqiptaret ne Republiken e Presheves si dhe shqiptaret te cilet jetoine ne Serbi.