Minoriteti turk në Greqi kopjon OMONIA-n në Shqipëri

Artikujt tjerė
- BDI e RDK përplasen për flamurin shqiptar
- Nikoliq: Kosovës serbe statusin e gjermanëve në Itali e në Belgjikë !
- Rikthehet shërbimi ushtarak në Maqedoni?!
- Ivanov qorton Brukselin
- Nenad Çanak jep dorëheqje shkaku i Vojvodinës
- Minoriteti turk në Greqi kopjon OMONIA-n në Shqipëri
- Nikoliqi, kryenegociatori serb për bisedime me Kosovën?
- Rritet radikalizmi serb në Luginë
- Grekët pranojnë kushtet, shmangen zgjedhjet
- Kim Mehmeti kandidat për kryetar të Shkupit ?
Selanik, 2 gusht Vendimi i organizatës OMONIA për mosnjohjen e censusit dhe regjistrimin e njëanshëm të minoritetit grek në Shqipëri, duket se u ka hapur oreksin dhe minoritetit mysliman që jeton në Trakën Lindore në Greqi.
Sipas burimeve të Top Channel në Ministrinë e Jashtme greke, zyrtarë të saj janë njoftuar se dhe myslimanët qe jetojnë në zonën e minoritetit në Trake kanë kërkuar regjistrimin e tyre, për të mos e njohur dhe ata regjistrimin e popullsisë që u krye në Greqi.
Ndonëse jo zyrtare, kërkesa është hedhur në diskutim në qarqet me ekstremistë në radhët e minoritetit mysliman, një pjese e se cilit kërkon me ngulm përcaktimin e tij si minoritet turk dhe jo mysliman, sikundër është njohur prej Athinës zyrtare.
E ndodhur përballe këtij fakti,Ministria e Jashtme greke, duket se nuk do të inkurajojë OMONIA-n në Shqipëri të vazhdoje regjistrimin, madje Athina nuk do të njohë zyrtarisht rezultatin e këtij regjistrimi, pasi sipas burimeve, kjo do të dëmtojë marrëdhëniet shqiptaro -greke dhe i hap Greqisë një front të ri, pikërisht në një prej periudhave me të vështira, qe po kalon vendi si pasoje e krizës ekonomike, por edhe prej ndryshimeve politike të thella dhe shpesh të dhunshme, qe po ndodhin në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.
Vendimi i OMONIA-s për regjistrimin e njëanshëm të minoritetit në jug të Shqipërisë ka përçare jo vetëm minoritetin, por edhe Ministrinë e Jashtme Greke.


Ylli02.08.2012/16:19
Mos harroni se ishte mu Turqia ajo qe lidhi kontrata me Greqine dhe Serbine, per skembimin e popullsise. Mijera shqiptare te besimit musliman u debuan nga trojet e veta ne Greqi, Kosove e Shqiperi per ne Turqi, si rezultat i ketyre marreveshjeve.

agimiagi02.08.2012/16:11
keshtu edhe hungarezet serbijes ma ia ba ne veri, kta do ta humbnin interesimin per serbet ne Kosov. Pa qajt as nana fmijn nuk e merr, por zyrtart e ton kojsa te shitur.

shqiptari02.08.2012/15:58
edhe njiher turqia po na ndihmon








bili greece02.08.2012/18:52
shqiptart nuk kane nder ndaj grekve qe japin pune shqiptarve kjo eshte turp.