Tanushasit do ti bllokojnë Pyjet e Maqedonisë

Artikujt tjerė
- Tanushasit do ti bllokojnë Pyjet e Maqedonisë
- Dinkiq: Premtimet dhënë BE-së për Kosovën duhet të mbahen
- Greqia ndërpret linjën hekurudhore me Maqedoninë
- Reagime në Beograd ndaj deklaratës së Ahtisaarit
- Greqia, stop linjave hekurudhore me Maqedoninë
- Koshtunica: Ahtisaari kërcënon me pushkë zbrazur
- Në Rumuni, referendum mbi shkarkimin ose jo të Baseskut
- Nikoliq: Serbia dhe Britania në dy pola të largëta rreth Kosovës
- Gjuriq: Zgjidhja për Kosovën përmes dialogut politik
- BE-ja i cakton kushte Serbisë për anëtarësim, Kosova kryekushti
Shkup, 29 korrik - Nëse nesër nuk i marrin lejet për prerjen e pyjeve private, banorët e fshatit Tanushë do të bllokojnë rrugën nëpër të cilën ndërmarrja Pyjet e Maqedonisë bart trungjet e prera për në Shkup. Një pjesë e rojtarëve të pyjeve, të cilët prej 2 muajsh kërkojnë leje për të prerë pyllin, thonë se nëse kjo çështje nuk mbyllet tani, nuk do të nxjerrin para për bukë për dimrin e ardhshëm.
Prej shtatorit e andej kap kohë e keqe, borë dhe me pas mundësi të transportosh për në Shkup nuk mundesh se fillojnë shirat, bora dhe gjitha gjërat. Te ne është problem se shumë vite nuk kemi shfrytëzuar, ndërsa sivjet nuk na kanë dhënë kurrfarë letre, asnjë vendim, e kanë marrë edhe çekiçin të cilin e kemi si numër që i transportojmë drutë për në Shkup. Nuk e di ku ekziston shkaku. Ministria e Bujqësisë, duke përfshi Ministrinë e Pyjeve dhe Ujërave gjithmonë na ka lënë pas dore, deklaroi për Alsat Feris Jakupi, banor i Tanushës.
Dy muaj që presim të na japin dokumentet dhe vulën e druve që ti shfrytëzojmë edhe ne pyllin tonë, siç e shfrytëzojnë të gjitha fshatrat tjera që i kemi përreth. Pse vetëm fshatin Tanushë, çfarë të keqe ka nga fshati Tanushë Karaxhoski që ta bllokojë. I bëjmë thirrje Karaxhoskit që prej nesër rrugën Tanushë e ka të zënë, në qoftë se nuk lejohet që drunjtë të dërgohen, në Tanushë nuk do të mund të dërgohen as për Karaxhoskin, tha Muhamed Asani.
Nga ndërmarrja Pyjet e Maqedonisë thonë se nuk kanë pasur asnjë problem me askënd dhe as me banorët e Tanushës. Drejtori Zharko Karaxhoski, përmes telefonit, tha se problemi ishte një rrëfim i trilluar. Ai vuri në dukje se ka një ligj që rojtarët e pyjeve duhet ta respektojnë. Ai i porositi banorët e revoltuar të Tanushës që të bëjnë kërkesë për shfrytëzimin e pyjeve private dhe ti dorëzojnë ato tek Drejtoria e Ndërmarrjes Pyjore.










