Dinkiq: Premtimet dhënë BE-së për Kosovën duhet të mbahen

Artikujt tjerė
- Dinkiq: Premtimet dhënë BE-së për Kosovën duhet të mbahen
- Greqia ndërpret linjën hekurudhore me Maqedoninë
- Reagime në Beograd ndaj deklaratës së Ahtisaarit
- Greqia, stop linjave hekurudhore me Maqedoninë
- Koshtunica: Ahtisaari kërcënon me pushkë zbrazur
- Në Rumuni, referendum mbi shkarkimin ose jo të Baseskut
- Nikoliq: Serbia dhe Britania në dy pola të largëta rreth Kosovës
- Gjuriq: Zgjidhja për Kosovën përmes dialogut politik
- BE-ja i cakton kushte Serbisë për anëtarësim, Kosova kryekushti
- Mërkiq lavdëron Jeremiqin
Beograd, 29 korrik - Qeveria e re e Serbisë duhet të pranojë gjithçka që u premtua më parë karshi BE-së në lidhje me Kosovën, ka deklaruar ministri i Ekonomisë dhe Financave të Serbisë, Mlaxhan Dinkiq.
Ai ka thënë se Beogradi duhet të pranojë hapjen e zyrave të Serbisë në Prishtinë dhe të Prishtinës në Beograd, nëse këtë premtim qeveria e mëparshme ia ka dhënë Bashkimi Evropian. Ajo që ne kurrë nuk do të pranojë është njohja e pavarësisë së Kosovës, si dhe që Prishtinës tia japim ulësen në OKB, ka thënë ai për të përditshmen serbe Danas, transmeton KTV-ja.
Dinkiq shtoi se qeveria serbe, në të cilin ai është ministër, është e gatshme që me Prishtinën të flasë hapur dhe në mënyrë efikase ti zgjidhë problemet që lidhen me jetët e njerëzve në Kosovë, përkatësisht zhvillimin ekonomik në atë rajon.










