Shkupi, i harruar nga partitë shqiptare

Artikujt tjerė
- Shkupi, i harruar nga partitë shqiptare
- Maqedoni: Çdo i treti i varfër
- Shqiptarët erdhën si emigrantë, tani vijnë për pushime
- Një bazë ushtarake malazeze bëhet qendër turistike
- Obama: Srebrenica, një nga ngjarjet më të errëta të shekullit XX
- Irinej: KOS nuk do të pajtohet me dorëzimin Kosovës
- Roberts propozon një Kongres të ri Berlini për Ballkanin
- Jeremiq: Kosova në OKB vetëm mbi mua të vdekur
- Temperaturat e larta në Maqedoni, gati për gjendje të jashtëzakonshme
- Rasti i familjes shqiptare nga Velesi trondit edhe Gjermaninë
Shkup, 11 korrik - Partitë shqiptare gjithnjë e më shumë po përqendrohen në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, duke lënë kështu anash Shkupin, i cili deri në vitet e 90-ta vlerësohej se ishte qyteti më i madh në botë me popullatë shqiptare.
Në çdo cikël zgjedhor, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, subjektet politike shqiptare nuk dalin fare me kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit. Por, edhe nëse dalin atë e bëjnë vetëm formalisht, apo për të bërë pazar me ndonjë parti maqedonase dhe gjithçka përfundon me kaq.
Politikanët shqiptarë dhe analistët politikë thonë se kjo politikë duhet të ndërpritet dhe partitë shqiptare të mos nisen nga interesat e tyre të ngushta, por tërë aktivitetin e tyre 0ta shtrijnë në Shkup. Hysni Shaqiri, i cili pati katër mandate si deputet në Parlamentin e Maqedonisë, thotë se e gjithë forca politike shqiptare duhet të përqendrohet në Shkup, sepse ky qytet është me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, por edhe kryeqendër e shtetit ku janë të vendosura diplomacitë e huaja.
Apeluam që Shkupi të mos harrohet në asnjë moment. Fatkeqësisht, të gjitha partitë më të mëdha u përqendruan në Tetovë dhe i gjithë angazhimi i tyre politik zhvillohet në këtë qytet. Edhe BDI-ja pas vitit 2002 u përqendrua në Tetovë. E harruan jo vetëm Shkupin por edhe Kumanovën. Shkupi njihet si kryeqendër e Vilajetit të Kosovës, kurse më parë në histori edhe si kryeqendër e Dardanisë. Kjo politikë shqiptarët në përgjithësi i izoloi. Por izolimi u bë edhe në kohën e ish sistemit monist por edhe në kohën e demokracisë. Prandaj partitë shqiptare duhet të vetëdijesohen njëherë e përgjithmonë sepse po tërhiqen në provincë, duke bërë tkurrjen e territoreve shqiptare, vlerëson Hysni Shaqiri, transmeton Editorial.






