Jovanoviq: Takimi me Thaçin, hap i vonuar

Artikujt tjerė
- Jovanoviq: Takimi me Thaçin, hap i vonuar
- Daçiq: Hapi i Tadiqit, enigmë absolute
- Largohuni serbë, më shumë na pëlqejnë rusët
- LSDM e lut PDSH-në për bashkëpunim
- Tadiq: Nuk di a do të takohem me Thaçin
- Myslimanët rivarrosin viktimat e Srebrenicës, serbët festojnë
- Gordon: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
- Thaçi e Tadiqi - bashkë në Dubrovnik
- Tadiq në Croatia summit
- Grafite anti maqedonase në Greqi
Beograd, 7 korrik - Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se për rajonin, Beogradin e Prishtinën është i rëndësishëm çdo gjest i cili i relakson raportet. Në këtë kontekst, sipas tij, duhet shikuar edhe takimin Thaçi-Tadiq, por edhe duhet pranuar se fjala është për aktin e vonuar i cili do të kishte rëndësi shumë më të madhe për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare sikur të kishte ndodhur para disa vitesh.
Jovanoviq ka vlerësuar se në atë mënyrë është dashur reaguar me kohë, në verën e vitit të kaluar kur në vend të dialogut racional, është përzgjedhur rruga e bllokadave, konfrontimeve dhe i frikës së përditshme nga përleshjet, raportojnë mediat serbe.
Ai konsideron se duhet hapur horizonte të reja politike dhe kjo është përgjegjësi e autoriteteve në Beograd e Prishtinë, por edhe e të gjithë politikanëve dhe politikave. Është e domosdoshme të ndryshohet politika që të mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura të cilat e ngarkojnë të ardhmen politike, ekonomike e të sigurisë dhe ti kthehemi përmbushjes sa më të shpejt të kushteve për pranim në anëtarësinë e barabartë në BE.
Jovanoviq thotë se partia e tij me vite të tëra ka vu në dukje politikën fatale që është zhvilluar (ndaj Kosovës) dhe ka propozuar dialog racional, i cili do të mundësonte jetë normale edhe serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
Mirëpo, politikanët që e kanë drejtuar Serbinë i kanë injoruar propozimet qëllimmira që ua kemi dërguar dhe me politikën e papërgjegjshme edhe më tutje e kanë konfrontuar vendin me botën moderne, ka theksuar Jovanoviq, transmeton RTK.








camiltearca08.07.2012/00:06
un kam 8 vjt shkpll.deri sot skm degjuar asnji serb te realt si z jovanoviq .ti zotrij do te hjekish shum sepse i ke popullin budall.