Daçiq: Hapi i Tadiqit, enigmë absolute

Artikujt tjerė
- Nikoliq: Serbia çdo ditë po e humb Kosovën
- Nikoliq kërkon konsensusin e partive parlamentare për Kosovën
- Mijëra njerëz nderojnë viktimat e Srebrenicës
- Nikoliq: Unë nuk do të shtrëngoja duart me Thaçin
- Warlick sqaron: SHBA nuk i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës
- Maqedonia me ligj të ri për lustrimin
- Gordon bisedoi me Nikoliqin, pasdite takohet me Jahjagën
- Qeveria greke fiton votëbesimin
- Fluks i turistëve kosovarë në Shqipëri
- Një ushtar turk vritet, tjetri plagoset
Beograd, 7 korrik Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe Lideri i Partisë Socialiste (SPS), Ivica Daçiq, ka deklaruar se prezenca e sotme e kreut të Partisë demokratike të Serbisë, Boris Tadiqit, në Samitin e Dubrovnikut, për te është enigmë absolute.
Për faktin se Tadiq në fund të samitit është përshëndetur me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, Daçiq tha se në Serbi ende në pushtet është Partia Demokratike
De se Qeveria e Mirko Cvetkoviqit ende funksionon.
Në fuqi është politika shtetërore të cilën e ka krijuar Partia demokratike sipas së cilës nuk duhet të merret pjesë në takimet ku Kosova paraqitet dhe prezantohet si shtet. E kam thirrur cvetkoviqin dhe ai thotë se Serbia ka refuzuar pjesëmarrjen në Kroatia Samit, nga se delegacioni i Kosovës nuk është paraqitur në mënyrën e duhur, ka deklaruar për mediat serbe Daçiq dhe ka shtuar se sa më përket mua, Tadiq është në vizitë private dhe mund të përfaqësojë vetëm anëtarët e Partisë demokratike
Daçiq ka thënë se Tadiqi deri më tash ka pasur mundësi të takohet me Thaçin kush e di sa herë.
Për tadiqin nuk është mirë që është takuar tani me Thaçin, sepse mund të konkludohet se tjetër politikë ka ndjekur kur ka qenë në pushtet dhe tjetër tani kur është në opozitë. Ky është vendim i tij, unë nuk e kritikojë, por propozojë që shteti të shqyrtojë politikën e vet, ka thënë Daçiq, dhe ka shtuar se çdo zyrtarë në Qeverinë e Serbisë duhet ta ketë parasysh se duhet lëshuar takimin nëse është dikush nga Kosova dhe nuk shënjohet me fusnotë.
Në pyetjen se a do të takohej ai me Thaçin, Daçiq është përgjigjur se do të medohej se nëse nga ky takim do të kishte dobi për Serbinë.


Hastret Hetemi07.07.2012/20:14
PO SPO NA VJEN MIR AS NE SHQIPTARVE TE KOSOVES SI POJ SHTERNGON DURT ME JUVE SERBET PO POLITIKA ASHT QASO FARE QE EKINI KRIJU JU VET SERBET ESRBIS TASH MANE .








sylejman kashtanjeva07.07.2012/23:28
oh krejte kan me pranu e kan mu zatete me themelusin ton te shtetite te ri me kryeministrin thaqi eh kan me ja puthe doren se hashimi eshte bure nuke eshte shpijun sikure kta tjerte me thaqin ne kosoven evropiane