• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tadiq: Nuk di a do të takohem me Thaçin

Publikuar: 07.07.2012 - 14:09

Dubrovnik, 7 korrik – “Na samitin e Kroacisë jam pjesëmarrës në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Serbisë, e jo përfaqësues shteti, siç janë pjesëmarrësit e tjerë në këtë samit. Për këtë tubim kam marrë ftesën nga organizatori dhe dje kam vendosur të marr pjesë”, tha ish-presidenti serb, Boris Tadiq, dje në Dubrovnik.

Sipas fjalëve të tij, ai deri tash është takuar me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, ministren e Jashtme, Vesna Pusiq, ish kryeministrin e Sllovenisë, Borut Pahor, si dhe me disa filozofë e intelektualë të cilët po marrin pjesë në samitin e Dubrovnikut.

Sipas gazetës Blic, është paraparë edhe një takim “me mikun  tij” suedez , Karl Bildt. 

I pyetur se a dot takohet me kryeministrin e Kosovës, Hasim Thaçi, ai nuk diti të përgjigjet, por vetëm tha se është në dijeni që në Dubrovnik po qëndron edhe delegacioni i Kosovës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu