Gordon: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Artikujt tjerė
- Gordon: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
- Thaçi e Tadiqi - bashkë në Dubrovnik
- Tadiq në Croatia summit
- Grafite anti maqedonase në Greqi
- Parlamenti rumun shkarkoi nga detyra presidentin Basescu
- Maqedoni: Partitë nisin fushatën 10 muaj para zgjedhjeve!
- Daçiq bisedoi me Nishanin
- VOA: Nikoliq e Daçiq mund të zgjidhin çështjen e Kosovës
- Wesley Clark emërohet këshilltar i kryeministrit rumun
- Hetohet projekti "Shkupi 2014"
Dubrovnik, 7 korrik - Një zyrtar i lartë amerikan i bëri thirrje Serbisë që të pranojë "realitetin" e pavarësisë së Kosovës, edhe në qoftë se Beogradi nuk e njeh formalisht pavarësinë.
"As ne, as BE-ja nuk pret që Serbia të njohë Kosovën në këtë pikë. Nuk do ta bëjë këtë", ka thënë ndihmës sekretari amerikan për çështjet Evropiane dhe të Euroa-Azisë Philip Gordon, në kuadër të një samiti rajonal që po mbahet në Dubrovnik, transmeton REL.
"Megjithatë, Serbia do të duhet të kuptojë realitetin se Kosova është një vend demokratik, sovran, i pavarur e multietnik brenda kufijve aktualë, tha ai.
"Beogradi duhet ti japë fund mbështetjes për strukturat e paligjshme paralele dhe strukturat gjyqësore në pjesën veriore të Kosovës si dhe duhet të sigurojë lirinë e
lëvizjes për të gjithë, ka thënë ai.








