Dënime të larta për katër kriminelë lufte në Srebrenicë

Artikujt tjerė
- Dënime të larta për katër kriminelë lufte në Srebrenicë
- Shkaku i Kosovës, Tirana bllokon deklaratën e SEECP-së
- Dënime për vrasjet në Srebrenicë
- Nikoliq Serbia ka qëndrim konstruktiv ndaj Kosovës !
- Serbia thotë se nuk do të ketë bisedime pa tekstin e fusnotës
- Jeremiq: Ku është Serbia, smund të marrë pjesë Kosova
- Shtatori pritet të bashkojë opozitën shqiptare në Maqedoni
- Vukçeviq: Gjurmët e trafikimit me organe njerëzore çojnë në Shqipëri
- Nikoliq kërkon që bisedat me Kosovën ti udhëheqë kryeministri i Serbisë
- Serbia ngrit aktakuzë kundër Veselinoviqit
Sarajevë, 15 qershor - Një gjykatë boshnjake dënoi të premten katër anëtarë të një ish-force elite serbe të Bosnjës, tre prej tyre serbë të Bosnjës dhe i katërti slloven - për rolin e tyre në vrasjet në Srebrenicë në vitin 1995.
Sipas verdiktit të gjykatës, që të katër këta persona morën pjesë në vrasjen e rreth 800 burrave dhe djemve myslimanë, në një objekt ushtarak, gjatë masakrës së Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë myslimanë.
Që të katërtit janë dënuar për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.
Stanko Kojiq u dënua me 43 vjet burg, Zoran Goronja dhe slloveni France Kos me nga 40 vjet dhe Vllastimir Golijan me 19 vjet.
Gjykatësja, Mira Smajlloviq tha se paneli i gjyqtarëve i liroi të pandehurit nga akuzat për gjenocid, pasi që nuk kishte prova të mjaftueshme.








