Autorët e Monumentit të 100-vjetorit të pavarësisë nga Kosova e Gjermania

Artikujt tjerė
- Presidenti Topi në vizitë në Britani
- Rama: Monumenti i 100-vjetorit, qesharak
- Washington: Berisha të mërkurën takon sekretaren Clinton
- Autorët e Monumentit të 100-vjetorit të pavarësisë nga Kosova e Gjermania
- Largohen nga Rinasi policët që lëshuan kosovarë me viza false
- Presidentja Jahjaga, imazhi i ri i Kosovës
- Nano takon Berishën
- Tiranë: Dështon tryeza e partive të vogla për reformën zgjedhore
- Tuneli mes Tiranës e Elbasanit për përvjetorine pavarësisë
- Blushi: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, edhe çështje ndërkombëtare
Tiranë, 24 prill - Komisioni për përzgjedhjen e monumentit të 100-vjetorit të pavarësisë ka përzgjedhur fitues projektin e kosovarit Visar Obrija dhe Gjermanit Kai Roman Kiklas, raporton Shekulli. Juria ka rënë dakord me votën e qytetarëve, të cilët kanë votuar online dhe drejtpërdrejt monumentin që do ti ngjajë pak a shumë një libri të hapur.
Por, përmasat jo fort të mëdha të monumentit kërkojnë një shesh jo shumë të madh, për gjetjen e të cilit do të ngrihet një tjetër juri.
I pranishëm në mbledhjen e sotme, kryeministri Sali Berisha theksoi se Tirana ka nevojë edhe për një monument të madh, që të ketë shqiponjën si simbol i kombit.
Ndërkohë, në lidhje me monumentin fitues, ministri Aldo Bumçi u shpreh se ai është monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe jo monumenti i Pavarësisë.
Ka estetikë bashkëkohore, bashkëpunon me qytetarët, kërkon qytetarin ta përshkojë e kjo është shumë e rëndësishme dhe ideja e hapjes është për një vend të izoluar që i hapet botës, është mesazhi me i rëndësishëm- ka thënë ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.
Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja, thuhet në përshkrimin e monumentit fitues.








