• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Blushi: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, edhe çështje ndërkombëtare

Publikuar: 23.04.2012 - 12:18

Tiranë, 23 prill  – “Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën sa është një çështje e dy shteteve, aq është edhe çështje ndërkombëtare. Nuk besoj se dy shteteve tona po i lihet koha e duhur për të treguar se kanë aftësi të ndërtojnë shtet dhe institucione funksionale, e të mos ndërtojnë shoqëritë e tyre mbi bazën e korrupsionit”. Kështu deklaron deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie. Deklaratat e tij janë bërë për Radio Televizionin e Kosovës, nga ku theksoi se nuk ka komb shqiptar dhe kosovar, por komb shqiptar, transmeton Starti.

Më tej, ai flet edhe për autoritarizmin, duke theksuar se këto sisteme po shfarosen në mbarë botën. “Për sa kohë demokracia si sistem po dominon hartën e planetit, duke shfarosur regjime autokratike, demokracia do të thotë se i përshtatet më shumë njerëzimit si sistem. Kjo rezultoi e vërtetë në vitin ‘91 edhe për ne dhe për Kosovën gjithashtu në vitin 1999”, u shpreh Blushi.

“Nëse vijmë në Shqipëri, Sali Berisha është i vetmi lider politik prej 20 vjetësh. Me gjithë ata homologë me të cilët e nisi politikën, me Gligorovin, Papandreun e vjetër, Millosheviqin apo disa liderë të tjerë që janë zhdukur nga skena politike. Ne nuk themi që Berisha të ikë me vullnetin e vet, por themi se Shqipëria e ka votuar kundër dhe ai ka mbajtur pushtetin me rrugë autoritare, duke vjedhur vota apo duke vrarë, siç bëri më 1997”, vijon deputeti socialist. 

Komente (2)

ademi25.04.2012/10:46

Bashkimi i Kosoves me Shqiperin nuk esht aspak qeshtje nderkomtare,me norma nderkomtare cdo popull ka te drejt te vendos vet per fatin e tij.Pra Zoti Blushi nese sot populli Austriak deshiron tie bashkohet Gjermanis ska nor nderkomtare qe do ta ndalon.Pra kjo nuk esht e vertet qfar thoni ju sot penges per Bashkimin e Kosoves me Shqiperin jan vetem Qeverit e KS dhe e SH.Bashkimi i Kosoves me Shqiperin do te behet edhe per inatin e disa Politikaneve shqiptar.

Avniu23.04.2012/12:41

te lumt Ben Blushi ishe tejet i kjart në rrugen për Bashkimin ,si dhe shum i hapur sa i perket dialektit Tosg e Gegë.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu