Shqipëria ndërpret shpërndarjen e qumështit

Artikujt tjerė
- Shqipëria ndërpret shpërndarjen e qumështit
- Tiranë: Qumështi rezulton me aflatoksinë
- Panariti: Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve
- Rrëshqitja masive e tokës në Mallakastër përpin një lagje
- Meta: Poli i tretë nuk do të lejonte mazhoranca arrogante
- Berisha: Projekti Shqipëria mobile, i prekshëm brenda vitit
- Spahiu i AK-së do rrëzimin e Berishës para zgjedhjeve
- Berisha sheq dorë nga referendumi për tri ligjet
- I jepet lamtumira e fundit ish-kryekomisarit të vrarë të Tiranës
- Braçe: Lista e deputetëve të PS, pa asnjë kriter dhe parim
Tiranë, 27 shkurt - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri urdhëroi ndërprerjen e furnizimeve të reja të tregut me qumësht të ambalazhuar, sepse nga analizat doli se prodhimi i disa firmave përbëhet nga përqindje të Aflatoksinës më të larta nga normat e BE-së. Autoritetet u bënë thirrje firmave që jo vetëm të ndalojnë shpërndarjen, por edhe të tërheqin vullnetarisht qumështin e shpërndarë më parë, deri në ardhjen e analizave përfundimtare, njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës nga Tirana.
Prodhuesit e qumështit pohojnë nga ana e tyre se ata bëjnë analiza të rregullta periodike dhe se nuk ka vend për panik. Specialistët e kësaj fushe pohojnë se aflatoksina gjatë muajit shkurt gjendet në qumësht për shkak të mykut që zënë ushqimet e lopëve në fund të dimrit. Bagëtitë janë duke konsumuar rezervat e fundit ushqimore të dimrit, pohojnë ata, ndaj edhe siguria ushqimore zë vend kryesor në njoftimet e stinës.
Ndërsa në Kosovë ishte fillimisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ajo që njoftoi qytetarët se disa lloje qumështi të paketuar, mes tyre edhe dy firma nga Shqipëria, kanë dalë të dyshimta nga analizat për shkak të pranisë së aflatoksinës, dhe u kërkoi atyre të mos i blejnë dhe të mos i konsumojnë. Këto produkte po hiqen nga tregjet e Kosovës deri në marrjen e analizës përfundimtare, mbi bazën e së cilës ato mund të kthehen në treg ose të asgjësohen.










