• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Agimi i Artë fyen dhe kërcënon Shqipërinë e shqiptarët

Publikuar: 31.01.2013 - 17:48

Tiranë, 31 janar - Partia “Agimi i Artë” njofton në faqen zyrtare lajmin se deputeti i kësaj partie, Kristos Papas u shpall person i padëshirueshëm në Shqipëri, pas intervistës që ai dha në televizionin News24.

“Pas deklaratave të tij rreth autonomisë dhe mundësisë së ndërhyrjes ushtarake në Epirin e Veriut, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti e deklaroi atë person “non grata”, duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë që të ndalojë hyrjen e nacionalistit grek në territorin shqiptar”, thuhet në faqen e kësaj partie greke.

Sipas partisë neonaziste, Papas tha troç në intervistë gjithçka që ka të bëjë me Protokollin e Korfuzit, me ligjin e luftës midis Greqisë e Shqipërisë, me origjinën e shqiptarëve dhe historinë e tyre, emigracionin e paligjshëm, krimin në Greqi dhe shumë të tjera. “Papas iu kujtoi të gjithëve se Epiri i Veriut është grek dhe se Agimi i Artë nuk i harron vëllezërit grekë dhe lufton për të drejtat e helenizmit”, dhe ky, sipas Agimit të Artë, ishte edhe mesazhi kryesor i intervistës, njofton Balkanweb.

Në mesazh thuhet se këto fjalë i trembën shqiptarët, të cilët janë mësuar të ulin kokën përpara qeverive e të mos flasin para falsifikimit të historisë. “Shqiptarët brenda dhe jashtë Greqisë e dinë shumë mirë se Agimi i Artë është forca e tretë politike në Greqi dhe së shpejti imoraliteti i tyre do të marrë fund dhe ankthet e tyre më të këqija do të bëhen realitet”, thuhet në njoftimin e partisë ekstremiste greke.

Duke përfunduar, Agimi i Artë thotë në shpalljen e tij se “lëvizja nacionaliste greke do të jetë në ballë të luftës për ruajtjen e nderit kombëtar dhe të grekëve të Epirit të Veriut”. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme