Në Vlorë kapet peshkaqeni tigër

Artikujt tjerė
- Në Vlorë kapet peshkaqeni tigër
- Në aeroportin e Athinës bllokohen 14 gra e fëmijë shqiptarë
- Fyle: Tre ligjet duhet të votohen, janë kusht
- Panariti e shpall Non Grata neonazistin grek Kristo Papas
- Berisha: Mbështetet ideja e referendumit për tre ligjet
- KPR: Kristos Papas të shpallet non grata
- Papas: Ligji i Luftës ekziston, Vorio Epirin do e marrim me ushtri
- Italia dhe Greqia i konfirmojnë Shqipërisë mbështetjen për TAP
- Arvizu Spahiut: Patriotizmi është i mirë, por jo nacionalizmi
- Tepelena lëkundet nga një tërmet 3.5 ballësh
Vlorë, 30 janar- Rrjetat e peshkatarëve të anijes "Pavarësia" kanë kapur një peshkaqen me peshë 3.5 kuintal, i llojit tigër. Ky është peshkaqeni i parë i kapur për këtë vit, pas dy të tjerëve të peshkuar në vitin që lamë pas, po nga këta peshkatarë.
Peshkatarët sqarojnë se kane qene duke peshkuar ne nje thellësi prej 150 metra, 1 milje e gjysmë nga ishulli i Sazanit dhe 5 milje nga bregdeti i Vlorës.
Gjatë mbledhjes së rrjetave kanë hasur në vështirësi për shkak të peshës së madhe të tyre. Në momentin e nxjerrjes së rrjetave në sipërfaqe kane pikasur peshkaqenin. Sipas peshkatarëve ky lloj peshkaqeni kapet në një thellësi mbi 100 metra në det, ndërsa afrohen në ujërat e gjirit të Vlorës për faktin se ka shumë ushqim në këtë periudhë.
Ai do te tregtohet ne restorantet e peshkut ne Vlore, ndërsa duket se pavarësisht çmimit të larte dhe gatimit special peshkaqeni mbetet mjaft i kërkuar ne tregun vendas. Duke qenë edhe se rënia në rrjetat e peshkatarëve të peshkaqenëve ka qenë e shpeshtë gjatë viteve të fundit edhe kërkesa në restorante janë të larta.









