• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Intensifikohen përpjekjet për kapjen e Ilir Kumbaros

Publikuar: 23.12.2012 - 21:49

Tiranë, 23 dhjetor - Kur është mbushur një vit nga zhdukja misterioze e Ilir Kumbaros, i cili ishte në pritje të seancës së ekstradimit nga Londra drejt Shqipërisë, policia britanike thotë se ka intensifikuar përpjekjet e saj për gjetjen e vendndodhjes së ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar.

Murray Duffin, nga njësia e ekstradimeve në Scotland Yard, i tha gazetës The Daily Star  se lajmi i dënimit të tij ka përforcuar përpjekjet për të sjellë Kumbaron përpara drejtësisë.

Ish-drejtuesi i SHISH-it, 59-vjeçari Kumbaro arriti të arratisej nga Londra në nëntor të 2011, në kohën kur ishte liruar me kusht për t’u paraqitur në seancën e radhës për ekstradimin e tij, në Gjykatën e Westminsterit, seancë e cila do të vendoste për fatin e tij, i cili me shumë gjasa do të ishte dërgimi në Tiranë për t’u përballur me drejtësinë për akuzat e zhdukjes dhe vrasjes së biznesmenit Remzi Hoxha, raporton televizioni Top Channel.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi Kumbaron me 15 vjet burg. Zyrtarët britanikë nuk japin hollësira nëse Kumbaro është ende në Britani apo nëse ka mundur të largohet nga territori britanik. Nëse Kumbaro është larguar nga Britania, kërkimet e tij bëhen akoma më të vështira. Ndaj tij që prej një viti është lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CShi i lehtė
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu