• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Palestina paralajmëron Shqipërinë: Kujdes me deklaratat ‘pro izraelite’

Publikuar: 20.11.2012 - 16:23

Tiranë, 20 nëntor - Ambasada e shtetit të Palestinës në Tiranë i është përgjigjur deklaratës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë së katër ditëve më parë, nëpërmjet së cilës institucioni i diplomacisë shqiptare ia hedh përgjegjësinë e sulmeve të fundit izraelite ndaj Gazës palës palestineze.

“Theksojmë se Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara janë në dijeni të plotë dhe e pranojnë faktin se populli palestinez jeton në izolim dhe pushtim të plotë nga Izraeli, si rrjedhojë populli palestinez, sipas ligjeve ndërkombëtare, ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet për t'u vetëmbrojtur, për të fituar lirinë dhe pavarësinë, që të jetojë me dinjitet si çdo popull tjetër në botë. Si pasojë e pushtimit dhe agresionit izraelit ndaj popullsisë së rrethuar të Gazës, më shumë se 100 persona kanë rënë viktimë, shumica e tyre gra, fëmije dhe të moshuar. Nga këto sulme mbetën të vrarë 10 persona nga e njëjta familje "al-dalu" në Gaza dhe deri në këto momente të përgjigjes janë më shumë se 915 të plagosur”, thuhet në qëndrimin e palës palestineze.

Në këtë kuadër shtohet se nuk është konstatuar më parë asnjë deklaratë e cila bën përgjegjëse palën izraelite për zgjerimin e territoreve të saj siç bëri Europa dhe SH.B.A-ja, apo për sulmet e armatosura izraelite ndaj popullsisë palestineze, djegur fshatra, kisha, xhamia, apo duke vrarë dhe dëbuar banoret e qytetit të Jeruzalemit, apo duke mbajtur të izoluar qytetit të Gazës për disa vite me radhe.

Ambasada palestineze thekson se të gjitha këto konsiderohen krime, dhe Izraeli duhet të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Rënda, megjithëse Palestina ka kërkuar nga Izraeli më shumë se disa herë që të ndalohet pushtimi duke respektuar ligjet ndërkombëtare.

Ambasada Palestineze në Shqipëri, gjithashtu shfrytëzon rastin ti drejtohet popullit mik shqiptar, kudo që ndodhet, për t'i uruar përzemërsisht Gëzuar 100 Vjetorin e Pavarësisë, lumturi dhe zhvillim kurdoherë!

Njëkohësisht theksohet se edhe populli palestinez ka të drejtë të festojë pavarësinë e tij dhe për ta arritur këtë ka shumë nevojë për mbështetjen e njerëzve të lirë në botë.

Deklarata e MPJ-së për rritjen e tensioneve në Rripin e Gazës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin për situatën e tensionuar në jug të Shtetit të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, ku si pasojë e goditjes me raketa nga ana e lëvizjes terroriste Hamas në brendësi të territorit të Shtetit të Izraelit, si dhe kundërpërgjigjes izraelite, kanë humbur jetën civilë të pafajshëm nga të dyja palët, mes të cilëve fëmijë dhe gra.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmet raketore të Hamasit dhe fraksionieve të tij kundrejt Shtetit të Izraelit dhe bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe për rivendosjen e paqes. Njëkohësisht, kërkojmë nga palët të ndërmarrin veprimet e duhura për uljen e tensioneve dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare me qëllimin për të shmangur çdo cenim të sigurisë të jetës së civilëve.

Komente (8)

realisti20.11.2012/19:06

@braha,lexo ti dhe dashamiret tjere pro cioniste!
Postuar më, 10 qershor 2011 Ambasador i Palestinës pranë misionit të OKBsë në Gjenevë, Ibrahim Khraishi, situatën në Kosovë e ka vlerësuar shumë të mirë në krahasim me kohën kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia, apo kur ishte pjesë e ishJugosllavisë.

Unë e njoh situatën mirë në Kosovë dhe Serbi, bile në këtë të fundit kam jetuar disa vite para më shumë se një decenie si përfaqësues i organizatave palestineze në Beograd. Si në Serbi, edhe në Kosovë gjërat kanë ndryshuar në kahe pozitive sepse dy vendet, si ishrajone të Jugosllavisë, janë dy shtete më vete dhe më vjen mirë kur dëgjoj se mes tyre ka nisur dialogu, të cilin edhe ne e preferojmë më shumë se sa problemet të zgjidhen me kallashnikov, ka deklaruar ambasadori Khraishi.

Ndërkaq i pyetur rreth disa deklaratave të ambasadorit palestinez në Serbi, Muhamed Nabhan, se gjoja Kosova nuk ka qenë e okupuar apo paska qenë pjesë e Serbisë..., ambasadori Khraishi i ka thënë agjencisë Presheva Jonë se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze dhe mund të them se ato janë private, personale të tij, sepse dihen qartë qëndrimet e shtetit të Palestinës ndaj Kosovës.

Shteti i Palestinës, pra qeveria jonë mbështet proceset e filluara për integrimin e Kosovës në bashkësinë evropiane dhe ndërkombëtare, ashtu siç përkrahim edhe pavarësinë e saj. Njohja e saj nga shteti ynë është vetëm çështje kohe dhe më shumë çështje diplomatike se sa politike. Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet e Kosovës, kemi pasur takime me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Rasti i Palestinës dallon shumë pak nga ai i Kosovës, ka theksuar pos tjerash diplomati palestinez, duke shtuar se dallimi i vetëm mes Palestinës dhe Kosovës ekziston vetëm aty se ju keni përkrahje më të madhe nga SHBAja, të cilën edhe ne jemi duke e kërkuar.

Prandaj,ne kohen kur BEja e denon agresionin cionist,te dele nje shqiptar dhe ta perkrah kete qeveri cioniste,tregon nje papjekuri totale politike !

Enku20.11.2012/18:25

Në raste se palestinezve s,ju intereson Kosova dhe thonë se serbia nuk e ka pushtu Kosoven.
Edhe në Shqiptartë duhet ti përgjigjemi me të njëjtën vulë këtyre politikanve palestinezë që janë miqë të sllaveve dhe shkive .
Palestinezët janë kundershtaret numer 1 të pamvarsisë së Kosovës .
Kushë është kundra pamvarsisë së Kosovës kurre mos e pafshin ase qetsin e ase lirin.
poshtë miqte e serbise dhe dalshin fare politikanet palestiezoserb.

braha20.11.2012/17:53

09.06.20110950 E EnjteShpërndaje0Palestina, mbështetëse e verbër e Serbisë
BEOGRAD Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan ka thënë se zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës janë dy gjëra diametralisht të kundërta. Sipas tij, Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit.

Në këtë mënyrë, ambasadori palestinez ka prezantuar qëndrimin e vendit të tij kundër pavarësisë së Kosovës. Gaza dhe Bregu Perëndimor janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë, ka thënë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën beogradase Danas.

Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falenderojnë shtetet që mbështesin so ... nitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autotitetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestinez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës. Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe muslimave e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin, ka thënë Nabhan.

Një qëndrim të tillë ka ambasadori palestinez, edhe pse sipas gazettes, autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste, e cila ka mbështetur fuqishëm palestinezët, ai thotë se tani edhe Serbia e mbështet Palestinën. Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën.
Komento

realisti20.11.2012/17:43

Zyrtaret tone ne dy anet e kufirit si duket jane mesuar t'u duartrokasin te vdekurve.Kryetarja e zarfes nga Kosova,i duartroket mbetjeve mortore te Ahmed Zogut,ndersa keta te Shqiperise u duartrokasin cionistave cifut per ... sjen e femijeve dhe civileve te pafajshem! Si di sa e meritojne shqiptaret kesi lop udheheqesish.Por,le ta dijne palestinezet se shumica e popullit jane me ta ne keto qaste te veshtirati i shkaterrofte zullumqaret cionista!

Gazmendi20.11.2012/17:37

deklaratat e mpj te Shqiperise nuk e angazhojne popullin Shqiptare.

natanjahu20.11.2012/17:21

ne nuk jemi shtet me rendesi te madhe , pra nuk kemi nevoje te paret te deklarohem e te paret te majme bajrakin, nganjehere mos deklarimi apo moskomentimi eshte eshte nje gjest i menquris, pa hy ne te darjen se kush eshte fajtore!
e drejta e mbrojtjes nuk eshte e drejte exluzive e nje ane pa mare parasysh se kush eshte aj.

fatmiri 20.11.2012/17:19

ne fakt ministrat tone ekan merak lekun folin per per izraelin sa nashta marin naj dijamanttt ishalla najher bahet palestina shtet si krejt shtetet tjera te jetojn ne liri prsh tung

Cani20.11.2012/16:53

Shqiptare nuk duhet te jeni injoranta,mte njejten gje ka bere edhe Serbia ne popullin Shqiptare ne dekada,kur edhe tash na quajne terrorist,..

1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme