Gazeta greke: Rritet klima kundërgreke në Shqipëri
Artikujt tjerė
- Panariti: Ekstremistët grekë do ndiqen nga SHISH, asnjë nuk kalon kufirin
- Kush ndryshon kombësi, spranohet nga asnjë shoqëri
- Nano takohet me Ramën
- Gazeta greke: Rritet klima kundërgreke në Shqipëri
- Ndër gratë e shquara shqiptare, edhe Nexhmije Pagarusha
- Topi kërkon ndjesë nga qytetarët për Berishën
- Vdiq ish i përndjekuri që u vetëdogj
- Topi shpall departamentet e FRD-së
- Kompania kanadeze merr 6 licenca minerare
- Shtypi i huaj pasqyron vizitën e Clinton në Tiranë
Athinë, 2 nëntor - Ngjarjet e shëmtuara kundër delegacionit grek gjatë kremtimeve të festës kombëtare më 28 tetor po shkaktojnë turbullira në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, shkruan sot gazeta greke Kathimerini, e cila raporton mbi incidentet që ndodhën në Këlcyrë kundër delegacionit grek, nga aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, Vetëvendosjes dhe Klubit të Patriotëve të Rinj (PDIU).
Gazeta shkruan se janë hedhur gurë, shkopinj dhe vezë kundër autokolonës greke, si dhe qytetarëve grekë që kishin shkuar në Shqipëri për të nderuar ushtarët e rënë gjatë luftës italo-greke.
Sipas Kathimerinit, qëndrimi i Athinës për ngjarje të tilla është i një profili të ulët, dhe pavarësisht se po bëhet një përpjekje për hapjen e një kapitulli të ri mes dy vendeve, ka një klimë në rritje kundërgreke në Shqipëri, transmeton Panorama.
Pala greke, shkruan më tej gazeta, nuk e përjashton mundësinë për të sjellë çështjen në parlament, pasi, sipas saj, Shqipëria ka shkelur rregullat e fqinjësisë së mirë, një kusht i vendosur nga Brukseli për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.








