• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ndër gratë e shquara shqiptare, edhe Nexhmije Pagarusha

Publikuar: 02.11.2012 - 21:25

Tiranë, 2 nëntor - Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar sot gratë e shquara shqiptare. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u ka dhuruar Botimin e Kuvendit të Shqipërisë, Dokumentet e Themelimit të Shtetit Shqiptar.

Topalli vlerësoi shumë rolin dhe sakrificën e gruas shqiptare në këto 100 vjet, duke u shprehur se sot nderohet gruaja shqiptare, nderohet brishtësia, delikates dhe dinjiteti i saj.

“Le të shërbejë ky moment, kjo sallë, kjo pjesëmarrje si një fillimi i një procesi tenderimi, i asaj që jemi, dhe jo të asaj që s’kemi qenë kurrë dhe jo rrallë na e kanë imponuar si model”, tha Topalli.

Më tej ajo shtoi se, është detyrë historike dhe njerëzore të rigjejmë rrënjët duke rrëmuar në ato skuta që pa arsye i kemi lënë në hije.

Tefta Tashko Koço, Nexhmije Pagarusha, Marije Kraja, Drita Pelingu, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe shumë gra të tjera u nderuan sot nga Kuvendi i Shqipërisë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell