• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Berisha takohet me Ahmetin

Publikuar: 26.10.2012 - 20:06

Tiranë, 26 tetor -  Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë sot një ftesë nga kryetari i BDI-së së Maqedonisë, Ali Ahmeti për të marrë pjesë në koncertin e madh festiv, i cili do të zhvillohet me rastin e kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë në Shkup me 25 nëntor, duke theksuar se nderimi me pjesëmarrjen e tij është dëshira e të gjithë shqiptarëve në Maqedoni. Ali Ahmeti u prit sot ne nje takim nga kryeministri shqiptar.

Berisha ka shprehur kënaqësi për ftesën, ndërsa ka vlerësuar përpjekjen, sakrificën, urtësinë dhe kontributin e burrave dhe grave më të shquar të kombit nga të gjitha trevat e tij, çka bënë të mundur kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të kombit për liri, pavarësi e dinjitet më 28 nëntor 1912, pavarësisht se vetëm në një pjesë të territoreve që populloheshin nga shqiptarët, raporton Panorama.

Duke u ndalur tek kjo çështje, kreu i qeverisë shqiptare, Berisha theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme, sipas tij, të heqjes të të gjitha barrierave për të konsoliduar gjithnjë e më shumë lidhjet vëllazërore, kulturore e të gjithanshme nën moton “një komb i bashkuar në BE”.

Komente (2)

ejup28.10.2012/11:06

te dy jan te njet i duan sllavet

Katundari27.10.2012/17:21


Te dyte i paskit hapur krahet,por punet i keni ,"... deri ne kysmet..."!

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell