• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dhjetë më të pasurit në Shqipëri

Publikuar: 02.10.2012 - 10:04

Tiranë, 2 tetor  - Pak ditë më parë “Forbes” publikoi listën e personave më të pasur në botë… Kjo na shtyu që edhe ne të publikojmë listën e personave më të pasur, por duke iu referuar bizneseve dhe shumave të përafërta të pasurimeve të tyre.

Në pamundësi për të bërë një përllogaritje të saktë dhe duke mos dashur që të publikojmë shifra të cilat mund të mos jenë edhe shumë të afërta kemi zgjedhur që të bëjmë një listë duke u bazuar në bizneset të cilat menaxhojnë, të cilat mund të shikohen lehtësisht nga kushdo në QKR dhe në të dhëna të tjera konfidenciale që kemi mësuar.

Këtë listë e kryeson Zamir Mane, një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Shqipëri, me një numër të shumtë biznesesh në administrim ai udhëheq pa asnjë dyshim listën e biznesmenëve më të pasur në Shqipëri. Më poshtë paraqitet lista me 10 emra dhe përkrah emri është një sqarim i vogël në lidhje me aktivitetin që ushtron individi, njofton ALPE NEWS.



1. Zamir Mane (QTU, TEG, NEPTUN, telefoni celulare PLUS, ndërtime etj.)

2. Bashkim Ulaj (Pronari i 22-katshit tek TVSH-ja, firma ndërtimi, fibra optike etj.)

3. Ramë Geci (Pronari i 15-katësisht, firma ndërtimi Geci, etj.)

4. Artan Dulaku (Qendra Tregtare Kristal, ETC, ndërtime, koncesionari Ford, Ranger Rover, rrjeti supermarkatës Conad, Tring Digital, Vizion + etj.)

5. Vasil Naçi Pepsi, Birra Amstel, distrubiocion pije, detergjent, cigare etj.)

6. Vllezërit Armando dhe Arben Duka (Vezë, kantinë vere dhe vreshta, elektroshtëpiake, telefoni celulare “Plus” etj.)

7. Edmond Leka (Western Union, Union Bank etj.)

8. Vjollca Hoxha (Top Channel, Lori Cafe, Digitalb etj.)

9. Vilma Nushi (Ekskluziviteti i Marlboros dhe cigare të tjera, si edhe Pronter & Gamble)

10. Muhamed Muça (Shkollat Kristal, nga kopshtet tek universitetet etj.)

Komente (7)

doni02.10.2012/20:15

e ku e kini harru fatos nanon

Xhevdeti02.10.2012/12:09

Cka te themi per pasaniket e Kosoves te cilet u pasuruan brenda nates.Parija e Shqiperise me Serbine bene tregeti me arme,parija e Kosoves po ashtu bene tregeti me serbet e Vriut,duke u munduar qe shqiptaret te kthehen ne nje konfederat tregtare me Serbine apo me gjelatet te cilet pren dhe grine shqiptare.Keto pari jane udheheqja me e keqe nga, te gjitha udheheqesit e ketije populli.Nese ky popull nuk i rrezon keta lider me votat e tyre vajhalli per Kosoven dhe Shqiperin si dhe gjithe shqiptaret kudo qe jane.

luta02.10.2012/11:50

Rezarti ska mund te jete ne kete liste se nuk eshte i vetmi ne pasurite e tij. Do duhej te jete edhe Berisha

Une02.10.2012/11:35

Kan harruar Sali Berishen dhe Edi Ramen

kemo02.10.2012/11:04

taqi esht ma i pasuri ne shqipri

Timi02.10.2012/10:28

ku eshte Rrezart Taci ne kete liste?

driton02.10.2012/10:25

e rrezart taçi ku eshte???

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell