• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Meta: Të realizojmë me konsensus reformat

Publikuar: 01.10.2012 - 19:02

Tiranë, 1 tetor - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i bën thirrje klasës politike shqiptare që të reflektojë në këtë moment të rëndësishëm, siç është momenti i pritjes së vendimit për statusin kandidat.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes së Gruas për Integrim, Meta kërkoi realizimin e reformave të mbetura, që kërkojnë bashkëpunim dhe konsensus politik, transmeton TCH.

"Pritet që këtë javë të plotësohen detyrimet e rëndësishme që mbeten ende për të konfirmuar nga Shqipëria, si p.sh përmbyllja e reformës parlamentare dhe ligji për Gjykatën e Lartë që është hartuar sipas standardeve europiane”, u shpreh Meta.

Kreu i LSI-së kërkoi nga partitë që të bëjnë përpjekje për të treguar seriozitet dhe vullnet për të ecur përpara dhe të marrin më shumë përgjegjësi për çështjet madhore të vendit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell